VIDEO/ Budapesti flet spanjisht, Sevilla fiton Europa League! 120 minuta, 2 gola dhe 7 penallti në finalen kundër Romës

31 Maj 2023, 23:59| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 16:24

  • Share

FT/ Sevilla 1-1 Roma (Mancini 55' (og) / Dybala 35') 

Sevilla fiton Europa League pas penalltive kundër Romës. 4-1 trimfuan spanjollët nga pika e bardhë, me 120 minutat lojë që u mbyllën 1-1.

Sevilla është fituese e Europa League për edicionin 2022-23. Spanjollët mundën Romën në finalen e Budapestit, me "Puskas Arena" që përjetoi 120 minuta emocionuese, 2 gola dhe u deshën 7 penallti për të dërguar Sevillan te trofeu i shtatë i Europa League. Portieri Bono ishte hero te Sevilla, ndërsa Mancini humbi një nga tre penalltitë e italianëve. Kështu, Roma zhgënjen në finale, duke bërë që trajneri Jose Mourinho të marrë humbjen e parë në një finale evropiane.

Ndeshja u zhbllokua nga Dybala në të 35 minutë. Pas asistit të Mancinit, argjentinasi i vetëm përballë portierit Bono dërgoi në "qiellin e shtatë" italianët. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa skuadrat freskuan idetë dhe u futën me grintë në fushë pas pushimit.

Në 45 minutat e dyta, Sevilla u tregua më kërkuese dhe barazoi shpejt. Në të 55 minutë do duhej autogoli i Mancinit që ndeshja të shkonte në shtesë. Një aksion nga e djathta me Jesus Navas bëri që krosimi i spanjollit të devijohej në portën e tij nga mbrojtësi i Romës, që në këtë ndeshje ishte "engjëll dhe djall".

Pjesa e mbetur e ndeshjes prodhoi raste të shumta, me duelin që pas 90 minutave shkoi në shtesë. Edhe pse në dy pjesë me 15 minuta, skuadrat nuk prodhuan gola, duke iu drejtuar pikës së bardhë të penalltive.

Për Sevillan nga "ruleta ruse" shënuan Ocampos, Lamela, Rakitic dhe Montiel, ndërsa te Roma shënoi Cristante dhe gabuan Mancini dhe Ibanez. Me rezutatin 4-1 nga penalltitë, Sevilla fiton trofeun e Europa League në një ndeshje të luftuar dhe me 15 kartona të verdhë.

Policia në kryeqytetin hungarez kishte marrë masa për ndarjen e tifozëve në zona të caktuara, duke mos munguar përleshjet me grupime të treta tifozësh. Bëhet me dije se disa dhjetra tifozë të Ferencvaros (skuadrës më të titulluar në Hungari) janë përleshur me ata të Sevillas, rrugës kur këta të fundit po vinin mesditën e sotme nga aeroporti.

Veç tyre, edhe një grupim i tifozëve të Slask Urclau nga Polonia janë përleshur me fansat e Sevillas, duke u gjendur në "fan zonën" e këtyre të fundit. Mediet hungareze nuk raportojnë për të lënduar rëndë, me disa tifozë që kanë marrë goditje. Forcat e sigurisë e zgjidhën shpejt dhe me efikasitet problemin, duke parandaluar dëme më të mëdha, pasi hapën një hetim për rastin e dhunës dhe vandalizmit, i cili çoi në arrestimin e shtatë personave, të gjithë shtetas polakë, nga grupi ultra Slask Wroclaw.

Komentet e ndeshjes:

Sevilla fiton Europa League pas penalltive kundër Romës. 4-1 trimfuan spanjollët nga pika e bardhë, me 120 minutat lojë që u mbyllën 1-1

120+12' Mbyllet 1-1 ndeshja. Fituesi i Europa League do mësohet pas penalltive.

90+15' Mbyllet 1-1 shtesa e parë prej 15 minutash. Skuadrat kanë edhe 15 minuta kohë për të shpallur fituesin, ose do i drejtohen penalltive.

91' Nis shtesa prej 30 minutash.

90+6' Mbyllet 1-1 koha e rregullt, skuadrat shkojnë në shtesë.

55' Sevilla 1-1 Roma. Spanjollët barazojnë në minutën e 55-të. Një aksion nga e djathta bëri që Jesus Navas të krosonte në zonë, me Mancinin që devijoi në portën e tij dhe 1-1. Pasi asistoi për golin e avantazhit, tanimë Mancini dërgon topin në rrjetën e tij.

46' Nis pjesa e dytë.

45+7' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

35' Sevilla 0-1 Roma. Dybala kalon në avantazh Romën. Pas asistit të Mancinit, kampioni i botës nuk gabon përballë portierit, duke e lënë sferën pas krahëve të Bono.

1' Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Navas, Badé, Gudelj, Telles; Rakitic, Fernando; Ocampos, Oliver Torres, Gil; En-Nesyri. Trajner: José Luis Mendilibar

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham. Trajner: José Mourinho

Ora 22:21
Mbrojtësi i Romës 'engjëll dhe djall', Sevilla barazon në finale (VIDEO)

55' Sevilla 1-1 Roma. Spanjollët barazojnë në minutën e 55-të. Një aksion nga e djathta bëri që Jesus Navas të krosonte në zonë, me Mancinin që devijoi në portën e tij dhe 1-1. Pasi asistoi për golin e avantazhit, tanimë Mancini dërgon topin në rrjetën e tij.

Ora 21:38
VIDEO/ Festë italiane në Hungari, Dybala zhbllokon finalen e Europa League


35'/ Sevilla 0-1 Roma. Dybala kalon në avantazh Romën. Pas asistit të Mancinit, kampioni i botës nuk gabon përballë portierit, duke e lënë sferën pas krahëve të Bono.

Ora 21:09
Ceremoni spektakolare, Europa League nis me balet dhe 'zjarr' (VIDEO)

Sevilla dhe Roma po luajnë në Budapest finalen e Europa League. Dueli mori jetë në 21:00, teksa para startit ceremonia ishte madhështore. UEFA së bashku me organizatorët nuk i lanë gjë rastësisë, duke futur në fushë kërcime moderne dhe tradicionale. Veç tyre nuk munguan as tymi dhe flakët.

Ora 19:41
FORMACIONET ZYRTARE/ Dybala nga minuta e parë në finale, titullarët e Sevilla - Roma

Sevilla dhe Roma luajnë sot në 21:00 në "Puskas Arena" në Budapest të Hungarisë, për finalen e Europa League. Si Mendillibar i spanjollëve dhe Mourinho i Romës kanë zbardhur formacionet zyrtare, me Dybalan që luan nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Navas, Badé, Gudelj, Telles; Rakitic, Fernando; Ocampos, Oliver Torres, Gil; En-Nesyri. Trajner: José Luis Mendilibar

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham. Trajner: José Mourinho

Ora 19:34
Ndërhyrje dhe dhunë polake në finalen e Europa League, arrestohen 7 tifozë


Përpara finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës në Budapest, tifozët janë përleshur mes tyre. Forcat e sigurisë e zgjidhën shpejt dhe me efikasitet problemin, duke parandaluar dëme më të mëdha, pasi hapën një hetim për rastin e dhunës dhe vandalizmit, i cili çoi në arrestimin e shtatë personave, të gjithë shtetas polakë, nga grupi ultra Slask Wroclaw, të cilët kanë një rivalitet të vjetër, që nga viti 2013, kur ky klub u përball me Sevillan. Polakët kanë sulmuar në disa raste spanjollët, me policinë që ka vendosur agresorët pas hekurave.

Ora 18:17
VIDEO/ Sevilla luan sot me Romën, finalja e Europa League nis me përleshje mes tifozëve


Sevilla dhe Roma luajnë sot në 21:00 në "Puskas Arena" në Budapest të Hungarisë, për finalen e Europa League. Policia në kryeqytetin hungarez ka marrë masa për ndarjen e tifozëve në zona të caktuara, duke mos munguar përleshjet me grupime të treta tifozësh. Bëhet me dije se disa dhjetra tifozë të Ferencvaros (skuadrës më të titulluar në Hungari) janë përleshur me ata të Sevillas, rrugës kur këta të fundit po vinin mesditën e sotme nga aeroporti.

Veç tyre, edhe një grupim i tifozëve të Slask Urclau nga Polonia janë përleshur me fansat e Sevillas, duke u gjendur në "fan zonën" e këtyre të fundit. Mediet hungareze nuk raportojnë për të lënduar rëndë, me disa tifozë që kanë marrë goditje.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UEFA mafia: 01/06/2023 03:02

    Per faj te spinazoles dhe albitrit e humbi ndeshjen Roma, nje penallti e paster e mohuar. Keqardhje per Romen sepse i takonte ta fitonte ndeshjen dhe kupen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?