VIDEO/ Lionel Messi shkruan histori, fiton 'Topin e Artë' për herë të 8-të! Lë pas Haaland dhe Mbappe

30 Tetor 2023, 22:17| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 07:13

  • Share

Lionel Messi fiton për herë të tetë trofeun e "Topit të Artë" në ceremoninë e 67-të të zhvilluar në Paris.  Ylli argjentinas ka lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë). Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën.

Kjo është hera e parë në historinë e Topit te Artë qe fitohet nga një futbollist i cili nuk luan ne Europe. Aktualisht Messi luan në Amerikë me Inter Miami. 

Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve ndërsa sa i përket të ardhmes, bëhet gjithnjë e më e vështirë për dikë të kalojë rekordin e argjentinasit.

Disa çmime të tjera që u dhanë sot

 Nis mbrëmja gala, nën prezantimin e Didier Drogba dhe Sandi Heriber.

 Didier Drogba fton në skenë disa nga yjet e ftuar dhe që janë të pranishëm në këtë mbrëmje, mes të cilëve Mesi, Haland e Mbape.

 Xhud Bellingam fiton trofeun “Kopa” që i jepet lojtarit të ri më të mirë të vitit.

– Bëhet e ditur se Osimhen, Bernardo Silva dhe Modriç janë lojtarët e pozicionuar përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e përgjithshme për “Topin e Artë”.

 Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

 Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.

 Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.

 Mançester Siti shpallet fituesi i trofeut për klubin më të mirë të futbollit për meshkuj.

 Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.

 Meri Irps, Olga Karmona dhe Aleksandra Pop janë përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të në renditjen për “Topin e Artë” të femrave.

-Zbulohet se Rodri, Vinicius dhe Julian Alvarez janë përkatësisht në vendet 5, 6 dhe 7 në garën për “Topin e Artë”

 Fituesja e ”Topit të Artë” për femra shpallet mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati.

-Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.

-Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.

 Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.

 Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

– Bëhet e ditur se Osimhen, Bernardo Silva dhe Modriç janë lojtarët e pozicionuar përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e përgjithshme për “Topin e Artë”.

 Xhud Bellingam fiton trofeun “Kopa” që i jepet lojtarit të ri më të mirë të vitit.

 Didier Drogba fton në skenë disa nga yjet e ftuar dhe që janë të pranishëm në këtë mbrëmje, mes të cilëve Mesi, Haland e Mbape.

 Nis mbrëmja gala, nën prezantimin e Didier Drogba dhe Sandi Heriber.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?