Festa e lojtarëve të Liverpool pasi Abraham humbi penalltinë për Chelsea

Sport

Liverpool fiton Superkupën nga penalltitë, spektakli i Chelsea-t ndalet nga Abraham

14 Gusht 2019, 18:46| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 15:25

  • Share

Liverpool fiton Superkupën e Evropës në Stamboll përballë Chelsea-s pas një sfide e cila u vendos nga penalltitë. Një supersfidë angleze për të ndarë trofeun mes dy ekipeve të cilat sezonin e kaluar fituan Champions League dhe Europa League. Chelsea udhëheq në pjesën e parë me rezultatin 0-1. Blutë pas 36 minutash tentativa të vazhdueshme arritën të shënojnë pas një kundërsulmi të dyshes Giroud- Pulisic. Amerikani arritit të marrë me vete të gjithë mbrojtësit e skuadrës së Liverpool duke e nxjerrë ballë për ballë me portierin Giroud i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte përballë Adrian. 

Por në pjesën e dytë vetëm disa sekonda dhe Liverpool barazon gjithçka. Firmino dhe Sadio Mane dalin përballë Arrizabalagës dhe konkretizojnë aksionin në gol. Braziliani ndalet nga portieri por topi shkon tek Mane i cili shtyn topin drejt rrjetës.

Më pas në Extra Time Sadio Mane arrin të shënojë një gol nga i njëjti asistues, Roberto Firmino duke e çuar rezultatin në 2-1. Por Superkupa u vendos nga penalltitë. Liverpool dhe Chelsea u treguan të sakta në katër penalltitë e para por tek penalltia e pestë Lampard i besoi Tammy Abraham, një 21- vjeçar i ri i cili u tregua i pasaktë nga penalltia. Ai e gjuajti topin në qendër dhe portieri Adrian e ndali duke çuar tifozët e Liverpool në Vodafone Stadium në delir.

Ora 23:05
Chelsea nuk dorëzohet, Jorginho barazon me penallti

Vetëm pak minuta pasi Sadio Mane shënoi golin e dytë për Liverpool Chelsea fiton një penallti e cila u konkretizua nga Jorginho. Braziliani u shfaq tepër i ftohtë përballë spanjollit Adrian duke e mposhtur me lehtësi. 

Superkupa e Evropës ofron spektakël dhe duket se të dyja skuadrat do i drejtohen penalltive. Edhe disa minuta i ndajnë nga përfundimi i Extra Time.

Ora 23:00
Liverpool drejt fitimit të Superkupës, Mane shënon golin e dytë

Liverpool e ka nisur mirë edhe Extra Time duke shënuar me Sadio Mane. Po ashtu i njëjti ka qenë ai që ka asistuar, Roberto Firminio. Pas një sulmi nga krahu i majtë Firminio i dha topin Mane i cili po priste në qendër të zonës së Chelsea dhe dërgoi topin në rrjetë. Ndajnë dhe disa minuta deri nga përfundimi i sfidës dhe Liverpool i duhet vetëm të administrojë këtë rezultat. 

Ora 22:16
Nuk mjaftojnë 90 minuta, Superkupa e Evropës shkon në Extra Time

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta që Chelsea dhe Liverpool të vendosin se kush do e marrë trofeun e Superkupës me vete në Angli. Pas golit të Giroud dhe Mane ndeshja përfundon 1-1. Tani do të jetë Extra Time e cila do të vendosë se kush do të jetë fituese. Në rast se rezultati nuk ndryshohet ose përfundon në barazim ndeshja atëhere ndeshja vendoset nga penalltitë. 

Ora 22:05
Pjesa e dytë fillon me gol, Mane barazon shifrat në 1-1

I mjaftuan vetëm pak sekonda në pjesën e dytë që Liverpool të barazojë rezultatin. Roberto Firmino dhe Sadio Mane dolën përballë portierit Arrizabalaga të vetëm ndërsa lojtarët e tjerë pretendonin për një pozicion jashtë loje. Firmino u ndal nga portieri i londinezëve por Mane me portën e boshatisur shtyu topin drejt rrjetës.

Ora 21:35
Giroud zhbllokon sfidën, Chelsea i pandalshëm në kundërsulm

Oliver Giroud ka zhbllokuar sfidën në Stamboll. 0-1 pas një kundërsulmi të rrezikshëm nga blutë me protagonist amerkanin Pulisic. Treshja e sulmit të Chelsea Pedro, Giroud dhe Pulicis po shfaqen gjatë gjithë lojës me sulmet e tyre të koordinuara por vetëm në minutën e 36' arritën ta finalizojnë strategjinë e tyre në gol. 

Ora 21:24
Chelsea fantastik në 30 minutat e para, Pedro ndalet nga traversa

30 minutat e para të Superkupës së Evropës janë fantastike. Në fillim u duk se Liverpool kishte frenat e lojës në dorë dhe do shënonte së shpejti por ndodhi e kundërta. Chelsea u zgjua shpejt dhe u hodh në sulme të njëpasnjëshme duke mos arritur të konkretizojë asnjë prej tyre. Më afër golit ishte Pedro i cili përballë poriterit Adrian u ndal nga traversa pas gjuajtjes së tij diagonale. 

Edhe ylli i skuadrës së Liverpool, Salah kishte shansin të hapte sfidën me gol por përballë portës u tregua i pasaktë duke u ndalur nga portieri spanjol Kepa Arrizabalaga

Ora 20:40
Shkruhet historia në Superkupë, arbitrimi për herë të parë nga një femër

Francezja Stepanie Frappart zbret në fushë për të arbitruar një ndeshje Superkupe të Evropës. Është hera e parë që një arbitre femër gjykon një ndeshje të përmasave kaq të mëdha siç është Superkupa. 

Ky ishte një vendim i FIFA-s e cila ka nisur fushatën e promovimit të femrave edhe në sportin e meshkujve, meqenëse është shumë më i reklamuar dhe më i shikuar. Tashmë radhën e ka Europa League dhe Champions League, pse jo dhe Botërori apo Europiani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?