Mohamed Salah

Liverpool dhe Tottenham fitojnë me goleadë, City mposhtet sërish

26 Dhjetor 2018, 19:05| Përditesimi: 26 Dhjetor 2018, 22:00

  • Share

Manchester City ka marrë humbjen e dytë radhazi pasi është mposhtur 2-1 nga Leicester. Një javë më parë të besuarit e Guardiolës humbën ndaj Crystal Palace, ndërsa për t’u theksuar është edhe fakti se Leicester në ndeshjen paraardhëse mori 3 pikët kundër Chelsea-s.

United ndërkohë ka marrë fitoren e dytë nën drejtimin e Solskjaer. “djajtë” kanë mposhtur 3-1 Hudersfield në “Old Traford” me golat e Matic dhe Pogba-s dy herë. 

Fitore edhe për Liverpool, që vijon të ecë më hapin e kampiones. “The Reds” kanë shkatërruar 4-0 Neëcatle falë golave të Lovren, Salah, Shaqirit dhe Fabinho-s. Po kaq frikshëm vijon edhe Tottenham, që sot për 3 pikët ka poshtëruar 5-0 Bournmouth. Pas 19 javësh kampionat “spursat” e Pochetino-s renditen të dytët me 45 pikë, 6 më pak se Liverpool-I kryesues. Ndërsa Arsenal është ndalur këtë javë në fushën e Brighton & Hove Albion në barazim 1-1 dhe mbeten në vendin e 4-t me 38 pikë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?