Sulmuesi Mohamed Salah

Sport

Liverpool drejt titullit, Salah vendos rekord me 'dopietë'! Golashënuesi i 6 në historinë e Premier League

1 Shkurt, 19:01| Përditesimi: 1 Shkurt, 19:05

  • Share

Liverpool ka siguruar një tjetër 3 pikësh në luftën për të fituar Premier League. “The reds” ia kanë dalë me rezultatin 0-2 në transfertën e vështirë të Bounmouth falë Muhamed Salah, i cili realizoi ‘dopietë’ në këtë ndeshje. 32-vjeçari fillimisht shënoi me penallti, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi me një gjuajtje kirurgjikale.

Këto dy gola nuk sollën vetëm 3 pikët, por shkruan edhe historinë me gërma të arta për Muhamed Salah. Egjiptiani me dy golat e realizuar në këtë përballje u bë golashënuesi i 6 më i mirë në historinë e Premier League, duke lënë pas Frenk Lampard dhe duke u vënë në ndjekje të Sergio Aguerros. Salah kapi kuotën e 178 realizimeve, 1 më shumë se Lampard dhe 4 më pak se Aguerro, i cili është golashënuesi i 5 në historinë e Premier League.

Befasi e madhe këtë javë në Premier League ishte fitorja tenistike 7-0 e Nottingham Forest kundër Brighton. Protagonist absolut ishte Chris Wood i cili realizoi ‘dopietë’, ndërsa Nottingham me këtë fitore, mban të sigurtë vendin e 3 të paktën edhe 2 javë të tjera.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?