Liverpool fiton Superkupën, Chelsea bie tek penalltitë

15 Gusht 2019, 09:27| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 09:28

  • Share

Në Stamboll dhe me penallti fiton gjithmonë Liverpooli. Historia përsëritet dhe “The Reds” bënë të tyren Superkupën e Europës duke mposhtur Chelsean pas penalltive. Në stadiumin e Besiktas-it u luajt një ndeshje shumë e bukur e ekuilibruar dhe që dhuroi show. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1-1. Chelsea i Lampard zhvilloi një pjesë të parë fantastike duke e mbyllur në avantazh me golin e Olivier Giroud ndërsa fituesit e Champions barazuan menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me Sadio Mane dhe më pas u shkua në kohët shtesë.

Edhe në 30 minutat e shtesës do të kishte barazpeshë në rezultat. Sadio Mane kompletoi dygolëshin personal duke mundur Kepan në minutën e 94-të dhe i dha avantazhin skuadrës së Klopp. Gjithsesi Chelsea do barazonte me një penallti të fituar nga Abraham dhe të akorduar nga arbitrja franceze Stephanie Frappart që ishte në lartësinë e detyrës. Penalltinë e ktheu në gol mesfushori Jorginho. Në fund të 120 minutave Liverpool-Chelsea mbyllet 2-2 dhe shkohet tek penalltitë. Në ruletën e njëmbëdhjetë metërshave futbollistët e Liverpool u treguan të saktë duke shënuar të gjithë ndërsa Lampardin e tradhëtoi i riu Abraham. Në hero u shndërrua portieri spanjoll i të kuqve Adrian që e priti penalltinë vendimtare. Festa është e gjitha e Liverpool.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?