Futbollistët e Liverpool duke festuar golin e Milner

Liverpool "fluturon" me Milner e Mane, barazim në Valencia-Atletico Madrid

21 Gusht 2018, 09:01| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 09:09

  • Share

Liverpool nuk ndalet dhe fiton edhe ndeshjen e javës së dytë në Premier League. Megjithëse këtë herë skuadra e Jurgen Klopp nuk ishte shumë spektakolare arriti të fitojë në transfertë ndaj Crystal Palace 2-0 duke pasur 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve ashtu si edhe City, Chelsea e Tottenham.

Salah fiton një penallti të cilën në fundin e pjesës së parë e kthen në gol James Milner. Ndërsa në minutat shtesë ku vendasit mësynin drejt portës së Alisson, Momo Salah nis një kundërsulm dhe pason për Sadio Mane që shënon edhe golin e dytë dhe mbyll llogaritë duke bërë që Crystal Palace-Liverpool të mbyllet 0-2.

Ndeshja Valencia- Atletico Madrid

Ndërsa në Spanjë ndryshe nga Barcelona e Real që e nisëm me fitore Atletico Madrid fitues e fresktët e Superkupës së Europës u ndal në një barazim nga Valencia.

Në “Mestalla” takimi i javës së parë u mbyll 1-1 me djemtë e Simeones që shënuan të parët me Correa në minutën e 26-të. Por të zotët e shtëpisë nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe sulmuesi Rodrigo Moreno barazoi në pjesën e dytë me një gol të bukur duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?