Liverpooli, kampioni i Europës në fuqi interesohet për kosovarin Milot Rashica. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat gjermane që raportojnë se skautë të Liverpool kanë ndjekur në aksion Rashicën në një ndeshje të Bundesligës dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës me ekipin aktual Ëerder Bremen.
23 vjeçari kosovar po kalon një moment fantastik me Ëerder Bremen dhe në 18 ndeshje në Bundesligë ka shënuar edhe 7 gola. Për Rashicën janë interesuar edhe ekipe të tjera por së fundmi shtohet edhe skuadra e Klopp. Drejtuesit e Liverpool duan ta afrojë në merkaton e verës ndërsa janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës prej 38 mln eurosh. Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane të Ëerder Bremen në janar të vitit 2018 nga Vitesse dhe ka një kontratë deri në vitin 2022.
Skautë të gjigantëve anglezë të Liverpool kanë ndjekur në aksion Milot Rashicën. Kampionët e Europës janë të gatshëm që të paguajnë edhe klauzolën prej 38 mln euro që të sigurojnë shërbimet e kosovarit 23 vjeçar./ Përgatiti Andi Kapxhiu