Liverpool kërkon Strakoshën, Tare mendon për Iker Casillas

29 Maj 2018, 15:47| Përditesimi: 29 Maj 2018, 17:24

  • Share

Një lajm i bujshëm vjen për portierin shqiptar të Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Gafat e portierit të Liverpool, Loris Karius, kanë bërë që klubi i kuq të vihet në lëvizje.

Dhe Thomas Strakosha është vënë në shënjestrën e Liverpoolit, që kërkon me çdo kusht të marrë një portier kalibri, pasi u “dogj” në finalen e Champions League nga gabimet e gjermanit.

Nuk është thjesht një lajm merkatoje, por një interesim serioz i klubit të madh anglez, që ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh. Një ofertë që Igli Tare dhe Klaudio Lotito nuk do ta refuzonin, kur kujtojmë që portieri shqiptar ka kushtuar vetëm 75 mijë euro para 4 vitesh.

Liverpool ka provuar të marrë portierë, si Alisson i Romës dhe Donnarumma i Milan, por nuk ia ka dalë dhe tani e ka përqendruar vëmendjen te shqiptari i Lazios.

Priten zhvillime interesante në këtë pistë, ku së pari, Tare pret ofertën zyrtare nga Liverpool. Dhe për të mos u gjendur i papërgatitur, nëse Strakosha transferohet te Liverpool, Tare po sheh pistat e mundshme për zëvendësuesin e portierit kuqezi.

Drejtori sportiv i Lazios ka nisur kontaktet me Iker Casillas, portierin legjendar të Real, që prej tre vitesh luan në Portugali me Porton. Madje, bëhet e ditur se spanjolli është i gatshëm të qëndrojë edhe si portier i dytë te Lazio, zëvendësues i Strakoshës, nëse ky i fundit do të qëndrojë në Romë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?