Joel Matip dhe Thiago Alcantara

Liverpool largon 10 lojtarë, mes tyre dy veteranët Alcantara dhe Matip

6 Qershor, 22:54| Përditesimi: 6 Qershor, 22:55

  • Share

Liverpool ka njoftuar se 10 lojtarë janë larguar nga klubi, duke përfshirë veteranët Joel Matip dhe Thiago Alcantara. Largimet e dyshes u konfirmuan muajin e kaluar, me skadimin e kontratave të tyre.

Si Matip ashtu edhe Thiago iu dha mundësia për t'i dhënë lamtumirën emocionale klubit pas fitores së ditës së fundit kundër Uolves, që ishte edhe ndeshja e fundit e Jurgen Klopp në krye të ekipit.

Largimet nuk mbarojnë me kaq. Të kuqtë kanë konfirmuar se një grup yjesh të akademisë do të largohen. Adam Leuis dhe Melkamu Frauendorf të dy po largohen, pasi u është ofruar debutimi në ekipin e parë nën drejtimin e Klopp.

Lamtumirën ekipit do t'i japë edhe Mateusz Musialouski, i cili u shfaq kundër Sparta Pragës në fillim të këtij sezoni. Nathan Giblin, Francis Gyimah, Luke Heuitson, Niall Osborne dhe Cody Pennington po largohen gjithashtu nga 'Anfield'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?