Liverpooli ka vendosur të respektojë kontratën e Diogo Jotës, duke i paguar familjes së tij pagën për dy vitet e mbetura, pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez në një aksident me makinë këtë verë.
Lajmi u konfirmua nga trajneri i “të kuqve”, Arne Slot, i cili në një konferencë për shtyp theksoi gjestin human të klubit.
“Pronarët, ashtu si edhe trajnerët, shpesh kritikohen, por mënyra se si e trajtuan këtë situatë është e lavdërueshme. Ata ia paguan të gjithë kontratën Diogo Jotës, duke e kaluar tek gruaja dhe fëmijët e tij. Shumë mund ta marrin si diçka normale, por nuk është,” u shpreh Slot.
Ky veprim i Liverpoolit është pritur me respekt nga bota e futbollit, duke treguar edhe një herë se sporti shkon përtej fushës së lojës.
Komente
