Darvin Nunez është shumë pranë kalimit te Al Hilal në Arabinë Saudite. Sulmuesi uruguajan është dëshira e madhe e Simone Inzaghit, ndërsa edhe vetë lojtari kërkon të largohet nga Liverpool pas minutazhit të pakët sezonin e kaluar.
Për 26-vjeçarin më herët pati interesim të fortë nga Napoli, por kampionët e Seria A nuk mundën të plotësonin kërkesat e anglezëve. Al Hilal ndërkohë ka gati ofertën 70 milionë euro të parezistueshme për kampionët e Premier League, ndërsa aktualisht janë duke negociuar kontratën me lojtarin.
Pritet që shumë shpejt të ketë tym të bardhë, pasi Nunez në janar kishte dhënë konfirmimin për Al Nasr dhe destinacioni Arabi Saudite nuk është problem për të.
Në Itali ndërkohë çështja më e përfolur vijon Ademola Lookman.
Të dielën futbollisti doli hapur kundër klubit, duke i akuzuar për mos mbajtje premtimi, pasi refuzoi ofertën 45 milionë euroshe të Interit.
Situata kaotike mes lojtarit dhe klubit bergamesk ka prekur edhe tifozët, të cilët akuzojnë nigerianin për mos mirënjohës, ndërsa kërkojnë respekt për Atalantën. Sakaq Interi ka lënë të hapur mundësinë për rritje të ofertës, pasi Atalanta kërkon 50, por për momentin bergameskët kërkojnë më shumë respekt dhe korrektësi nga lojtari.
Sakaq Chelsea vijon të mos ndalet në merkato. Londinezët kampionë bote së fundmi nënshkruan me mbrojtësin Hato të Ajax për 43 milionë euro, ndërsa shumë shpejt do të finalizohet edhe marrëveshja për Xavi Simons. Leipzig kërkon rreth 80 milionë euro për lojtarin, por kjo s’është problem për Chelsean që do të vijojë negociatat edhe për Gernachon. Argjentinasit i është treguar dera nga Manchester United dhe dëshiron vetëm Chelsean.
Komente
