Zhgënjimi i parë sezonal erdhi për Liverpool në Premier League. Pas 5 fitoreve, në javën e 6 të kampionatit ‘the reds’ u mposhtën 2-1. Chiesa në minutën e 87 barazoi përkohësisht, duke krijuar përshtypjen e një tjetër përmbysje në minutat e fundit, por goli erdhi në krahun tjetër. Nketiah në të 97 shtangu kampionët në fuqi.
Chelsea pësoi disfatën e dytë radhazi në kampionat, me Brighton që e përmbysi 1-3. Enzo Fernandez zhbllokoi për vendasit, të cilët në minutën e 53 mbetën me një lojtar më pak. Në vijim miqtë realizuan 3 herë me Ëelbeck ‘dopietë’ dhe De Cuyper.
Zhgënjim i madh edhe te Manchester United. ‘Djajtë’ pas fitores me Chelsea-n u kthyen shpejt te humbjet, pasi Brentford i mposhti 3-1. Në minutën e 76 Bruno Fernandez pati mundësinë të barazonte 2-2, por penalltia u prit nga portieri kundërshtar. Në shtesë Brentford realizoi sërish, për të vënë në pikëpyetje serioze pozicionin e trajnerit të United Amorim.
Te fitoret u rikthye Manchester City, që shkatërroi 5-1 Brighton-in e Armando Brojës. Halaand shkëlqeu me ‘dopietë’, duke e afruar skuadrën 5 pikë nga Liverpool-i kryesues. Broja u aktivizua si zëvendësues në minutën e 79, por nga ai moment City realizoi dy herë.
Komente
