Lojtarët e Liverpool-it

Liverpool shënon 4 gola për 3 pikët, Manchester United i Solskjaer nuk di të ndalet (GOLAT)

19 Janar 2019, 18:38| Përditesimi: 19 Janar 2019, 22:54

  • Share

Në “Premier League” Liverpool ka mposhtur me rezultatin 4-2 Crystal Palace. Ishin miqtë ata që prishën të parët ekuilibrat duke kaluar në avantazh me Tounsend në minutën e 34.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa me fillimin e së dytës “The Reds” do të barazonin menjëherë me të përhershmin Salah. Pak çaste më pas ishte braziliani Firminho që përmbysi shifrat, por gjithsesi Liverpool nuk do të gjente ‘paqe’ pasi Crystal Palace pak çaste më pas do t’i dërgonte shifrat në 2-2.

Për të çuar peshë edhe një herë zemrat e tifozëve në “Anfield” mendoi Salah, ndërsa në minutën e 3 shtesë Mane shënoi sërish për Liverpool-in edhe pse ishin me 10 lojtarë në fushë. Në minutat e mbetura pati kohë edhe për një gol të miqve, të cilët pavarësisht se bënë gjithçka mundën nuk e ndalën dot ekipin e Kloop.

LIVERPOOL vs CRYSTAL PALACE

Fitore ka arritur edhe Manchester United që ka triumfuar për të 7 herë radhazi në po kaq ndeshje nën drejtimin e Solskjaer. “Djajtë” në stadiumin “Old Traford” kanë mposhtur 2-1 Brighton falë golave të Pogba-s dhe Rashford.

MUNCHESTER UNITED vs BRIGHTON

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?