Liverpool-Bayern "ndez" Championsin, Barcelona ndaj Lyon

19 Shkurt 2019, 11:56| Përditesimi: 19 Shkurt 2019, 12:25

  • Share

Liverpool-Bayern Mynih premton zjarr sonte në “Anfield Road” në duelin ndoshta më spektakolar të fazës së 1/8 të Champions League. Skuadrat janë gati t’i hapin luftë njëra-tjetrës edhe pse të dyja do të kenë mungesa të rëndësishme. Liverpool është pa qëndërmbrojtësa. Van   është i pezulluar dhe Lovren i dëmtuar kështu që Klopp është i detyruar të spostojë mesfushorin Fabinho në krah të Matip në qëndër të mbrojtes. Edhe Firmino ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur dje ashtu si edhe Shaqiri që nuk është në maksimum. Trajneri Klopp  mezi po e pret sfidën:”Është një ndeshje e madhe dhe jam i lumtur që jam i përfshirë në të. Nëse nuk do isha do të kisha blerë me kënaqësi një biletë për të mos e humbur një Liverpool-Bayern. Gjermanët janë një skuadër vërtetë e fortë dhe me eksperiencë por edhe ne jemi shumë të fortë. Duhet të japim 140%” e mbyll Klopp.


Bayerni vjen në një moment të mirë në përballjen e mbrëmjes ndaj Liverpoolit por do mungojnë Muller i pezulluar dhe Robben e Boateng të dëmtuar. Trajneri Niko Kovac thotë se “ 100% nuk do të jetë mjaftueshëm ndaj Liverpool. Nëse ata duan të japin 140% në fushë ne duhet të japim 150. Nuk mund të imagjinoj sonte një ndeshje pa gola” sqaron Kovac.
Barcelona favorite për të fituar Championsin është e impenjuar ndaj Lyon në Francë. Messi me shokë janë gati ndërsa tek vendasit mungesë e rëndësishme është ajo e kapitenit Nabil Fekir për shkak pezullimi. Bruno Genesio trajneri i francezëve thotë se duhet të kesh një skuadër të balancuar për të përballuar katalanasit ndërsa Ernesto Valverde pret një ndeshje të vështirë.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?