Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Anfield Liverpool u shpall kampion për herë të 20 në Premier League.
Skuadrës së Arne Slot, në javën e 34 të kampionatit, i duhej barazimi kundër Tottenham, por kundrejt kësaj ‘the reeds’ fituan me shifrat e thella 5-1. Një gol erdhi nga Mohamed Salah, i cili me 185 në Premier League u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e këtij kampionati, duke lënë pas Sergio Aguerro-n. Rekordin në Premier League e mban Alan Shearer me 260 gola të realizuar.
Ky ishte titulli i dytë kampion për Liverpool-in në 5 vitet e fundit, por i pari i shijuar me tifozët pas 35 vitesh, pasi në 2020 ishte periudha e pandemisë. Me këtë trium Liverpool u ngjit në kuotën e 20 titujve kampion në Premier League, po aq sa rekordmenët e Manchester United.
Komente
