Alexander Isak, sulmuesi i Newcastle United

Sport

Liverpooli ofertë rekord për Alexander Isak, sulmuesi dhe Newcastle 'luftë' verbale

20 Gusht, 15:26| Përditesimi: 20 Gusht, 15:28

  • Share

Liverpooli ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato duke paraqitur një ofertë rekord prej 155 milionë eurosh për Alexander Isak. Sulmuesi suedez i Newcastle United mbetet objektivi kryesor i “Të Kuqve”, pavarësisht rezistencës së fortë.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e Newcastle deri tani kanë refuzuar çdo tentativë për shitjen e lojtarit, edhe pse Isak ka shtuar presionin duke munguar në stërvitje dhe duke refuzuar të luajë. Kjo situatë e tensionuar vjen vetëm pak ditë para përballjes direkte mes dy skuadrave në “St. James’ Park”, ku pritet të ketë edhe më shumë vëmendje mbi të ardhmen e 24-vjeçarit.

Tifozët e Newcastle tashmë kanë filluar të shprehin hapur pakënaqësinë ndaj sjelljes së sulmuesit, ndërsa Liverpooli nuk pritet të dorëzojë një ofertë tjetër para ndeshjes së fundjavës.

Newcastle i përgjigjet Isak

Në një postim në faqen e tij në Instagram, Isak kritikoi Newcastle për dështimin e përmbushjes së premtimit të tyre në lidhje me një transferim. “Kur bëhen premtime dhe humbet besimi, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”, thuhet në një pjesë të deklaratës së tij.

Newcastle lëshoi një përgjigje të ashpër ndaj deklaratës së Isak, ku ka hedhur poshtë pohimin e tij se klubi ka marrë një angazhim në lidhje me largimin e tij.

"Jemi të zhgënjyer që jemi njoftuar për një postim në rrjetet sociale nga Alexander Isak. Në përgjigje jemi të qartë se Alex mbetet nën kontratë dhe se asnjë zyrtar i klubit nuk është bërë kurrë asnjë angazhim se Alex mund të largohet nga Newcastle United këtë verë. Ne duam t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë, por gjithashtu kuptojmë se lojtarët kanë dëshirat e tyre dhe i dëgjojmë pikëpamjet e tyre", thotë Newcastle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?