Dorjan Teliti, këshilltari për ekonominë në PD, në një reagim të tij thotë se qeveria po bën vetëm propagandë pasi mbështetja në këto kohë pandemie ka qenë shumë e vogël. Teliti ka publikuar një studim të bërë nga disa të diplomuar dhe studentë të fakultetit të ekonomisë ku thuhet se për 91.5% e te anketuarve Covid-19 ka ndikuar negativisht në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve shqiptare.
"Te gjitha raportet apo studimet ne vend apo edhe jashte Shqiperise e nxjerrin zbuluar qeverine ne raport me mbeshtetjen ndaj shqiptareve per COVID 19. I tille eshte edhe studimi i detajuar i disa studenteve dhe te diplomuarve te Fakultetit te Ekonomise, studente energjike, inteligjente, te pergatitur dhe mjaft elokuente, anetare te UKS, me te cilet pata kenaqesine te komunikoja.
Rezultatet e studimit ishim shume interesante dhe nxirrnin ne pah realitetin e hidhur qe te gjithe ne e shohim dhe e ndjejme perdite, ku nder me kryesoret mund te vecojme:
91.5% e te anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht ne gjendjen financiare te bizneseve dhe familjeve shqiptare.
93.3% e te anketuarve nuk kane marre asnje ndihme nga qeveria, ndonese ndihma sado e vogel ishte jetike per pjesen derrmuese te tyre.
Pesimizmi i te anketuarve nuk eshte vetem per ditet qe po jetojme, por shtrihej edhe me tej, pasi 80% e tyre mendojne se ekonomia shqiptare do te jete akoma edhe me keq pas 12 muajsh.
Qartesisht situata eshte alarmante, cdo dite qe kalon thjesht e thellon akoma me shume krizen e shtrire kudo anembane vendit.
Duhet vizion, strategji, duhen paketa mbeshtetese ne ndihme te ekonomise, konsumit dhe biznesit, perndryshe permasat e recesionit do te jene katastrofike.
Mjaft me propagande, llafet nuk pijne as uje e nuk mbushin as barkun me buke, nuk gjenerojne as vende pune e nuk e rrisin prodhimin. Nevojiten nderhyrje inteligjente dhe te qenesishme per ti bere balle sfides se madhe qe po perjetojme.
Mjaft te qenurit te fundit te rajon per paketat mbeshtetese e te paret per taksa e burokraci, kjo filozofi qeverisese duhet te marre fund sa me shpejt,"-shkruan Teliti në 'facebook'.
Bufi i Pulave Dorjan Teliti koke e nadhe koke e zgjuar ja kalon dhe by**** s
Përgjigju