Gjilani - Drita

Llapi 'shkërmoq' Ballkanin në Suharekë, Gjilani dhe Drita paqe në derbin e Anamoravës

10 Nëntor 2022, 15:00| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 15:02

  • Share

Superliga e Kosovës në futboll ka zhvilluar ndeshjet përmbyllëse të javës së 16-të. Në derbin e Anamoravës, Gjilani dhe Drita barazuan 1-1 në sfidën që u zhvillua pa tifozë. Në Suharekë, Ballkani i Ilir Dajës humbi 1-4 me Llapin. Kampionët në fuqi të Kosovës nuk mundën të shmangnin humbjen, teksa kanë tre ndeshje që nuk marrin pikët e plota. Miqtë shënuan me Fernandinho, dopietën e Rivera dhe Prognin, teksa Dellova shkurtoi në fundin e ndeshjes për vendasit. Në derbin e Anamoravës, për Gjilanin shënoi Zabërgja në minutën e 67 teksa Ajzeraj barazoi në minutën e 82. Pas kësaj jave Drita merr vendin e parë me 32 pikë, pesë më shumë se Ballkani ndjekës. Në fund Trepça, Drenica dhe Ferizaj.

Rezultatet - java 16-të:

Malisheva 2-1 Prishtina

Ferizaj 2-3 Trepça '89

Drenica 0-1 Dukagjini

Ballkani 1-4 Llapi

Gjilani 1-1 Drita

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?