Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh sot nga Burreli se strukturat e shtetit do të fokusohen te minierat për shfrytëzimin që sipas tyre bëjnë jashtë kritereve. Ai tha se kjo pasuri kombëtare, pra minierat, nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë anti-ligjore dhe nuk mund ti shkaktojë pasojat në mjedis duke hedhur dherat apo gurët e papërdorshëm aty ku nuk lejohet.
"Kemi dhjetëra subjekte që shfrytëzojnë minerale jashtë kritereve. Është detyrë për policinë dhe organet e tjera për të intensifikuar kontrollet e territorit në të gjitha zonat ku shfrytëzohen minerale, Mat Dibër janë zonat më të prekura, që sjell pasoja të mëdha.
Është pasuri kombëtare që nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë anti-ligjore dhe nuk mund ti shkaktojë pasojat në mjedis. Shumë prej tyre që shfrytëzojnë me apo pa ligj këto pasuri nuk kujdes dhe në fakt shkarkojnë në kurriz të mjedisit, pasojat e veprimtarisë së tyre të pa rregullat, që nuk e kursejnë dorën, makinën për të hedhur ato dherat apo gurët e papërdorshëm ku të kenë rastin e parë dhe kjo nuk mund të lejohet".
Vëmendje të veçantë, Lleshaj kërkoi për të mos ndotur lumenjtë. "Në Lindjen e Mesme bëhet luftë për ujin, e masin me gram, ne e kemi, ikën në det pa e marrë vesh, është e rëndësishme që ti mbrojmë ujërat, do të fillojmë një përpjekje për të mos i hedhur në lumë ato që na teprojnë. E hedhim në lumë, por na kthehet mbrapsht në tryezë, në ujin e pijshëm, perime, apo e gjejmë atje në plazh. Mbrojtja e ujërave në tërësi, aq më tepër me këtë potencial të jashtëzakonshëm që kemi, por ti ruajmë pastër" tha ai.
Në takimin e Lleshajt ishin kryetarët e bashkive Mat e Klos, deputeten e zonës, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin e Qarkut Dibër, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, ndërtimet pa leje, masat kundër dëmtimit e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.
Maskarllek,qeveri anti kombetare,300 vete i ka nje familje,cjane keto lojra ne kurris te kombit,ku ka pakica kombetare ne Shqiperi
Përgjigju