Lleshaj: 500 efektivë të rinj në radhët e policisë! Asnjë tullë s'do vihet pa leje! Gjiknuri si Ndreu: Njoftoni përpara strukturat strukturat lokale(VIDEO)

20 Qershor 2020, 11:01| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 09:25

  • Share

TIRANE-Policia e Shtetit do të shtohet me 500 efektivë të rinj, ndërsa shumë shpejt pritet që të miratohet edhe një ligj i ri, që parashikon zgjerimin e kompetencave për policitë bashkiake. Lajmin e dha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi paraditen e sotme në Sarandë me kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol dhe deputetët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

"Kemi një polici të vogël ndër më të voglat në rajon. Kryeministri ka dhënë miratimin për shtimin e 500 punonjësve të rinj të policisë për të shtuar kapacitetet dhe për të rikonceptuar kapacitet e policisë" tha ai. "Do të ketë një ligj të ri për policinë bashkiake për rritjen e nivelit për t'i shndërruar në një zgjatim të policisë së shtetit në nivelin lokal" tha ai.

Shqetësimit të ngritur nga deputetët e zonës për vjedhjet në fshatrat e minoritetit, Lleshaj iu përgjigj me këtë zgjidhje "Kemi djem dhe vajza të rinj për t'u rekrutuar në policinë e shtetit nga minoritet për t'i lënë të shërbejnë po aty për një performancë më të lartë në këto zona" tha ai.

Lleshaj nuk harroi gjithashtu që t'u linte porosi drejtuesve të institucioneve vijën bregdetare. "Nuk duhet të cenohet më tej, asnjë gurë dhe asnjë tullë pa leje". Deputeti Alket Hyseni kërkoi një strukturë autonome nga IKMT vetëm për Sarandën, pasi sipas tij është imediate për mbrojtjen e vijës bregdetare.

Ministri pranoi duke thënë se “Në Sarandë do të ketë një strukturë IKMT që do ndjekë punën. Do të bëhet kalimi i pushtetit në struktura vendore kur të riorganizohet puna e policisë”. 

Ndërkohë, që nga ana tjetër, duke u ndalur te ndërtimet pa leje, deputeti Damian Gjiknuri, duke marrë shkas nga ajo që ka ndodhur në Lezhë e në Shkodër, është shprehur se në raste të tillë, duhet patjetër që të njoftohen strukturat lokale për aksionin.

"Unë e di që shpesh herë vihet në aksion me prishjet dhe kjo është gjë e mirë se ndërtimet pa leje duhen prishur, megjithatë dy gjëra dua t'i them do një koordinim me strukturat lokale. Jo për arsye se strukturat lokale paragjykohen sikur janë pjesë e lojës edhe po i njoftojmë, nuk kemi të bëjmë me një operacion që po kapim një njeri të kërkuar, por për struktura të paligjshme që janë ndërtuar.

Po ka dy tipe strukturash, ka lokale që janë ngritur në pronat e tyre, por që janë pa leje, dhe nga ato që janë ngritur në rërë në mënyrë sezonale dhe prishin situatën në një mënyrë të caktuar. Është normale, po jo të ngacmohet objekte të paligjshme, por që janë ndërtuar në tokën e tyre.

Pranoj prishjen kur ka një plan zhvillimi", tha Gjiknuri, teksa kujtojmë që më herët këtë kërkesë për Lleshjan, e ka pasur edhe kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Po ashtu edhe lufta kundër kanabisit ishte në fokus. "Shumë figura të krimit në Shqipëri e kanë origjinën te kanabisi, i kanë fuqizuar" përfundoi Lleshaj. 

Komento

Komente

  • Qytetar: 20/06/2020 14:20

    Rregullo policine rrugore urgjent, me pas policine bashkiake

    Përgjigju
  • Zani: 20/06/2020 11:14

    Lleshaj do ta bej shqiperine garnizon per popullin e thjeshte.Dhunusve te plakave qe shesin sallate do ti jape kompetenca te reja qe te abuzojne me shume.Vetingun ne polici te nisur nga Xhafaj e varrosi perfundimisht.Gjereral Gramafoni po teegon qe sherbetorin e te forteve dhe oligarkëve po e ben shume mire.Ama per fukarain, shteti eshte i fortë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?