Lleshaj në 'Kontrast': Berisha duhet t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk vendosi snajpera mbi PD, siç e mësoi ai vetë në 21 Janar

17 Janar 2022, 19:10| Përditesimi: 17 Janar 2022, 21:05

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar së fundmi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike ne 8 Janar. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Lleshaj u shpreh se Policia u soll në një mënyrë profesionale teksa pati një apel edhe për palët e përfshira në skenarin e dhunës.

Ish-ministri deklaroi se Lulzim Basha duhet të jetë mirënjohës ndaj Policisë që nuk qëndroi duarlidhur, ashtu siç Basha e kërkonte të sillej policia në protestat e tij. Nga ana tjetër, ish-ministri shtoi se Berisha duhet t’ia dijë për nder Bashës që nuk zbatoi leksionet që ai vetë i ka dhënë në 21 Janar 2011.

“E kam ndjekur me trishtim të madh, ndoshta me lluksin duke e ndjekur nga televizori pa pasur një pozitë. Aty nuk ka rëndësi sesi u soll policia, por sesi u sollën shqiptarët që ishin aty. U sollën tmerrësisht keq, përmbarime të gjyqeve të bëra individualisht. Ky zell i madh për të goditur dhe për t’i prishur godinat është i trishtë. Pra ishte një skenë e keqe, një skenë që duhet shuar. Dy mijë vite histori duhet të na mësojnë se dhuna nuk është instrumenti për të zgjidhur problemet. Dhe kur kjo dhunë inspirohet nga ish-kryeministra apo ish-presidentë për të bërë luftë për interes privat, aq më keq.

Fikëset e zjarrit janë detyrim të jenë brenda godinës. Përdorimi pastaj është tjetër gjë dhe unë pashë se u përdorën për vetëmbrojtje. Lulzim Basha duhet të jetë falënderues nga Policisë së shtetit. Të njëjtës polici që ai e ka sulmuar shumë herë më rëndë sesa në 8 janar. I dyti duhet të jetë mirënjohës Sali Berisha për Lulzim Bashën. Sepse Basha për fat të mirë nuk aplikoi leksionet e Berishës për të vendosur snajpera në tarracë. Ju e mbani mend që thoshte do të vendos katër snajpera dhe i pesti do të jem unë. Berisha t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk e bëri këtë” – tha Sandër Lleshaj për Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tefiku: 18/01/2022 06:15

    Foli ky hajduti i uniformave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?