Lleshaj nga mbledhja e Këshillit të Integrimit: Është ulur sasia e kanabisit që trafikohet nga Shqipëria

3 Nëntor 2020, 12:48| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 14:25

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka deklaruar se është ulur sasia e kanabisit që trafikohet nga Shqipëria.

"Sasia e kanabisit e trafikuar nga Shqipëria është ulur ndjeshëm. Është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur në kufi me Greqinë. Ne do ta vazhdojmë fortë përpjekjen tonë të bindur që integrimi europian është altrenativa e vetme. Jam shoresëplotë se në bashkëpunim me institucionet e tjera ne do të arrijnë të jemi në lartësinë e pritshmërive për qytetarët në këtë proces jetik për vendin", tha Lleshaj.

Sipas tij statistikat janë optimiste dhe thekson se integrimi europian është alternativa e vetme. Këtu ka evidentuar dhe punën e policisë duke theksuar se do të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve. Ndërkaq kujtojmë se disa ditë më parë Lleshaj ka kërkuar një rritje apo trajtim financiar për punonjësit e policisë, duke theksuar se ashtu si mjekët janë përballur me pandeminë që nga dita e parë e saj duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?