Politikë
Top 24

Lleshaj për incidentin në kuvend: Përpjekja e opozitës, e ngjashme me skenat e Gruevskit

14 Shkurt 2019, 15:15| Përditesimi: 14 Shkurt 2019, 15:21

  • Share

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e ndodhura sot në seancën plenare të kuvendit.  Ai tha se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është në interes të vendit tonë ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe incidentin e ndodhur në kuvend ku nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka hodhi bojë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Lleshaj e krahasoi gjestin e Palokës me skenat e Gruevskit në Kuvendin e FYROM në prill të 2017.

"Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.

Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!", përfundoi Lleshaj.


Lajmi kryesor:

Paloka bojë fytyrës Ramës, Garda: Ishte solucion kimik! Nis hetimi (VIDEO-FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?