Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur iniciativën e Report Tv për të sensibilizuar sa më shumë në mbajtjen e maskës për t'u mbrojtur nga COVID-19. I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" Lleshaj tha se kjo është një iniciativë që jep mesazhet e duhura për të gjithë.
"Edhe unë ju falënderoj për mesazhin që ju jepni për mbajtjen e maskave si një mjet për parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid-19. Sigurisht që është për t’u përshëndetur iniciativa juaj për mbajtjen e maskës edhe gjatë kësaj interviste. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk do ta mbaj maskën, për arsyen se do të jetë i vështirë artikulimi dhe përcjellja e mesazheve. Megjithëse përpiqem maksimalisht të mbaj maskë, këtu jam në zyrën time dhe distanca fizike mes nesh është e mjaftueshme", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Lleshaj në 'Pa Protokoll': Po hetohet nëse ka arsye kriminale pas dorëheqjeve në Kadastrën Vlorë! Janë shkarkuar shumë policë për kanabisin në vend
//ReportTv.al