Një një bar kafe librari e kthyer në qendër trajnimi për të rinjtë në qytetin e Durrësit, e ndërtuar mbi një pronë krimi të sekuestruar, u kthye sot në vend takimi për përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe autoriteteve të tjera kundër krimit.
Në këtë takim iu është bërë thirrje OJF-ve të marrin pjesë në ankande për kauza sociale.
"Sfida e deritanishme ka qenë se si t'i shtojmë sekuestrimet dhe konfiskimet në fushën e krimit të organizuar. Tani sfida është si t'i administrojmë ato dhe si t'i kthejmë në dobi të publikut. Bëhet fjalë për shifra të larta dhe impresionuese. Mos harrojmë që jemi në fillim. Detyra e parë e drejtësisë është të transformojë rrënjësisht mënyrën se si veprohet. Të krijojë kapacitetet e veta për të siguruar që ky volum i madh asetesh të vihen sa më mirë në shërbim të publikut dhe të vihen në shërbim të instituioneve publike, kryesisht Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut pastaj dhe në funksion të aktorëve të tjerë publik siç janë dhe organizatat joqeveritare. Ne duhet të japim mesazhe përmes këtij procesi siç janë mesazhe kundër krimit. Duhet që një prej mesazheve të jetë bindja e kujtdo në Shqipëri që produkti i veprimtarisë kriminale sado të vonojë, njëherë do të përfundojë diku" - tha Lleshaj.
Gjithashtu Ministri Lleshaj u ndal tek detyrat e Agjencisë në procesin e administrimit të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, në mënyrë që ato të vihen në shërbim të institucioneve publike, kryesisht Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.
Gjatë fjalës së tij ai vuri theksin te mesazhet kryesore që duhet të përcillen në publik përmes këtij procesi, në luftën kundër krimit.
Do bente mire te fillonte sekuestrimin nga ata qe akuzohen nga Erion Veliaj qe gjate kohes se pandemise e shtoi pasurin me kater vila te tjera,keshtu do ishin me te qarte votuesit para zgjedhjeve.
Përgjigju