Politikë
Top 24

Lleshaj viziton policët e plagosur në spitalin e Traumës: Basha të distancohet nga dhuna

2 Qershor 2019, 22:51| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 07:31

  • Share

Nga spitali i Traumës, ku ka vizituar të plagosurit në protestën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje liderit demokrat Lulzim Basha që të distancohet nga dhuna.

"Sapo përfundova një vizitë te punonjësit e policisë dhe protestuesit e plagosur. Është për të ardhur keq për këtë sulm të dhunshëm ndaj policisë. Përpjekja për të krijuar dhunë është e dështuar. I bëj thirrje edhe Bashës, si personi i cili ka prodhuar 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, të distancohet nga dhuna, ta izolojnë atë. Të gjithë të plagosurit kanë mbetur të lënduar nga mjetet piroteknike", tha Lleshaj.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?