Kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë ministrat të shpërndahen nëpër qarqe, në kuadër të llogaridhënies publike. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, temë kryesore diskutimi ishte formati i procesit të llogaridhënies publike të qeverisjes.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, deklaroi nga selia rozë se kryeministri Rama është treguar i ashpër me ministrat, të cilëve iu ka kërkuar të shpërndahen në të gjitha qarqet dhe jo vetëm në ato qarqe që janë drejtues politikë. Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit dhe të Kryesisë së PS, ku iu dha porositë ministrave dhe u largua drejt Lezhës, aty ku do të zhvillohet turi i llogaridhënies së qeverisë.
Turi i llogaridhënies nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin qendror, por edhe me atë lokal. Kjo do të thotë se nuk janë vetëm ministrat, që do të dëgjojnë nga afër ankesat e qytetarëve, por në terren do të zbresin edhe këshilltarët, kryetarët e bashkive, drejtuesit rajonal të institucioneve dhe deputetët. Në fokus të këtyre takimeve është zëri qytetar dhe ankesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama në mbledhje grupi
Politikë
Top 24
Top 24
Llogaridhënia publike, Rama-ministrave: Shpërndahuni në të gjitha qarqet
Kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë ministrat të shpërndahen nëpër qarqe, në kuadër të llogaridhënies publike. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama iu ka thënë ministrave të mos qëndrojnë vetën në qarqet ku janë drejtues politikë.
Redaksia