Llogaritë e bllokuara të FSHF-së, shtyhet seanca e rradhës me përmbaruesin! Gjykata shqyrton çështjen nga fillimi

25 Janar 2022, 16:39| Përditesimi: 25 Janar 2022, 16:50

  • Share

Llogaritë e federatës shqiptare të futbollit vijojnë të jenë të bllokuara edhe pas seancës së tretë gjyqsore me përmbaruesin. Seanca e radhës e caktuar ditën e sotme në gjykatën e Tiranës u shty për shkak se juristi i FSHF-së Aldi Topçiu ka rezultuar me COVID.

Në procedurë ishte mbledhja e dokumentacionit nga ekspertja e caktuar nga gjykata, pasi çështja është vendosur të shqyrtohet nga fillimi. Federata i ka llogaritë e bllokuara, pasi përmbaruesi kërkon të ekzekutojë një vendim që detyron klubin e Tiranës të paguajë një borxh prej gati 600 milionësh lekësh ndaj një pale të tretë. Para të cilat ndodhen në llogaritë e FSHF-së dhe që nuk depozitohen te Tirana për të shmangur shmangur pagesën e borxhit.

Madje në media janë publikuar disa fakte ku FSHF kryen transaksione në emër të Tiranës, me qëllim e vetëm që klubit bardheblu të mos i merren paratë që Alban Seferi, djali i ish-presidentit të ndjerë të Tiranës Metush Seferi, i ka fituar me gjyq.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?