Llokume (Turkish delight)
Përbërësit:
- 500 gr sheqer
- 250 ml ujë
- 100 gr niseshte misri
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 1 lugë çaji ujë trëndafili ose vanilje
- Ngjyrues natyral (opsionale)
- Arra të qëruara, bajame ose fistëk
- Për pudrosje: përzierje e sheqerit pluhur me niseshte
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë sheqerin me gjysmën e ujit dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta, derisa të trashet si shurup. Ndërkohë përziejmë niseshten me pjesën tjetër të ujit në një tas të veçantë, duke e rrahur mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë përzierjen me niseshte te shurupi ngadalë, duke e trazuar vazhdimisht. Ulim zjarrin në mesatar dhe e përziejmë për 40-50 minuta, derisa masa të trashet shumë dhe të bëhet elastike e xhelatinoze. Në fund shtojmë ujin e trëndafilit ose esencën që dëshirojmë si dhe ngjyruesin dhe arrat nëse i përdorim. Shtrijmë masën në një tavë të lyer me niseshte në trashësi rreth 2 cm. E lëmë të ftohet për disa orë ose gjatë natës dhe më pas e presim llokumin në kuba dhe i kalojmë në përzierje sheqer pluhur dhe niseshte që të mos ngjiten.
Komente
