Llotari në dashuri, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më e favorizuar

7 Shkurt 2022, 10:13| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 13:56

  • Share

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  7 shkurt deri në 13 shkurt) për të gjitha shenjat. Ndërsa tha se do të ketë favorizim për të gjitha shenjat në anën romantike të tyre.

“Këtë javë ka ndikime pozitive në fushën ekonomike, llotari në dashuri jo për arsye  se kemi përpara ditën e të dashuruarve por këtë javë rregullohet gjithcka” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Keni ndikime shumë pozitive, madje me disa takime të rëndësishme sidomos në fushën e ligjit nëse keni ndonjë problem mund ta zgjidhni  pikërisht sot sepse është ditë shumë e mirë. Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me punën, karrierën, marrjen e vendimeve të rëndëishsme ëhtë koha për të vepruar.

Demi- Dita e sotme dhe vazhdimësia e kësaj jave është dicka pozitive, madje ka një ndikim shumë të mirë , nga e mërkura, e enjtja dhe e premtja nëse kanë pasur probleme me lidhjen e tyre është koha me ideale tani  për ta ndrequr. Në lidhje me cështjet e punës edhe pse keni një mundësi tani mund të ndryshoni vend pune. Keni një mundësi shumë të mirë për stabilizim financiar.

Binjakët- U jepet një mundësi shumë e mirë në zgjidhjen e disa konflikteve të vjetra, fillojnë tani gjërat ideale si në fushën ekonomike dhe ligjore. Nëse doni të bëni një udhëtim sidomos ditën e enjte ose të premte e keni mundësinë për ta realizuar është perfekt me gjërat që doni të stabilizoni.

Gaforrja- Keni një mundësi për të ndryshuar punë, ënse keni marr një lajm para 3-4 ditëve është momenti tani për ta stabilizuar atë sepse keni mundësinë për të parë se cdo të bëni në kohën e duhur dhe në momentnin e duhur. është një kohë e përshtatshme për stabilizimin e punës suaj, jo vetëm kaq por keni edhe dicka shumë të madhe në fushën sentimentale. Një problem që keni pasur para një muaji e gjysëm duket se dkjo javë është e rregullimeve që keni pasur më përpara.

Luani- Javë perfekte, mund të zgjidhni problemet e së shkuarës. Në anën ekonomiko-financiare nuk duket se do të keni ndonjë problem përkundrazi gjërat do të jenë shumë mirë  por edhe dicka suprizë mund të keni.

Virgjëresha- Keni mundësi shumë të mira me disa takime pune që do të bëni tani, keni ngritje ekonomike. Por gjithashtu mos e prishni siluetën tuaj, mbani natyralen. Me cështjet që kanë të bëjnë me anën e dashurisë, të palidhurit keni ndikime shumë të mira sidomos të 10 ditëshit të parë sepse do të keni edhe një suprizë shumë të madhe.

Peshorja- Me cështjet shpirtërore keni pasur disa probleme , duket se e zgjdhni. Ju që keni në njohje është java ideale për ta kthyer në lidhje serioze. Cështjet ekonomike janë pozitive po ashtu edhe ana shpirtërore.

Akrepi- janë pak të mërzitur përsa I përket kësaj jave, disa takime nuk I kanë realizuar gjatë kësaj jave. Kujdes nëse do të shisni një pronë, dita e mërkurë, e enjte, e dielë janë ditët më perfekte, mund ta realizoni. Ana shpirtëore ka ndikime shumë pozitive por edhe cëshjet ekonomike nuk ka dicka për tu shqetësuar.

Shigjetari- Keni disa shpenzime të tepërta këtë javë, bëni kujdes. Nëse keni për të blerë dicka, blejeni këtë javë është nëj vlerë shumë e madhe për të ardhmen, mos shikoni të tashmen por t ardhmen.

Bricjapi- Cështjet që kanë të bëjnë me ekonominë dhe dashurinë janë tepër pozitive. Nëse doni të bëni dicka të re hidheni në letër, shkruajini dhe shikoni se cfarë do të bëni.

Ujori- Një cështje ligjore që keni pasur merr fund dhe do të keni një gëzim shumë të madh. Do të keni mundësi të mëdha me puënn tuaj aktuale që do të ndodhi pikërisht në këtë periudhë. Marrja e vendimeve të rëndësishme është koha e duhur.Nëse doni të bëni lëvizje pune, bëjeni gjatë kësaj jave.

Peshqit- Për këtë javë jeni të parët, është java e marrjes së vendimeve të rëndësishme, është koha tani, mund të bëni gjithcka sidomos të martën, madje edhe për cështje investimesh është ideale.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?