Llukanik me lakër të bardhë
Përbërësit:
- 8 llukanik
- 1 lakër mesatare
- 4 ls gjalpë
- 2 qepë
- 1 gjethe dafine
- 1 tufë majdanoz
- 3 gota ujë të ngrohtë
- 1 ls pelte domate
- ½ lç sheqer
- 1 ls kripë
- Piper i kuq i ëmbël
- Piper i zi, rigon
Përgatitja:
Pastrojmë lakrën e presim hollë dhe e lajmë. Në një tigan hedhim qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim me pak gjalpë. Më pas Shtojmë lakrën e prerë hollë dhe kur t’i bie volumi i lakrës shtojmë pelten e domates, të cilën e tresim në ujë të nxehtë më parë, shtojmë piper të zi, piper të kuq.
Më pas shtojmë ujin e ngrohtë, shtojmë rigon, dafinë dhe kripë.
Ndërkohë në një tigan tjetër të ngrohur, presim llukanikët në copëza dhe i skuqim. Më pas i kalojmë në tiganin tjetër, ku është lakra, dhe i lëmë të marrin një valë dhe më pas është gati për servirje.
Komente
