Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në Report Tv komenton kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD në SHBA. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dyrnjaja e cilëson një “lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës”. Kontrata me shumën marramendëse plot 6 mln dollarë, Dyrnjaja thotë se PD-së i plasi si një bombë.
“Lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës. E gjitha nuk do ishte marrë vesh nëse do publikohej kontrata, e cila i plasi si një bombë PD dhe marifetçive që janë aty dhe për fat të keq për të disatën herë konfirmohet që në atë parti ka një mendësi manipulative. Përpiqen me çdo mjet, deri në ekstremet e idiotësisë, që të mbrojnë atë që është e zezë, pra të zezën ta bëjnë të bardhë. Kjo gjë plasi, më mirë pranoje, po kemi qëllim edhe të lobojmë kundër non gratës. Siç u ndërmor një konspiracion për ta shpallur Berishën non grata, kemi ndërmarrë një operacion tjetër për ta zhbërë non gratën.
Nëse ndaj Berishës do kishte një konspiracion për ta bërë atë non grata, nuk kishte nevojë me dhënë para, aq më shumë që sot është administratë tjetër. Është një administratë që ka luftuar administratën sorosiane të kontrolluar nga demokratët. Sot kemi një administratë anti-Soros në SHBA. S’ke nevojë t’i japësh para nëse ka pasur një komplot. E di edhe Berisha që për atë që është shpallu non grata është i përfshirë dhe i implikuar. Po blen pastrimin e figurës”, shprehet Dyrnjaja.
Për Dyrnjanë, kontrata lobuese nuk ka lidhje me 11 majin. Gazetari thekson sikur Berishës t’i hiqej nesër non grata nuk do kishte asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, sipas të cilit Rama do të marrë mandatin e katërt.
“S’ka lidhje me 11 majin, edhe të shpallje nesër heqja e non gratës nuk do ndikonte asgjë. Edhe sikur të iki 5 herë brenda javës në Amerikë nuk ndikon asgjë. Votuesi e ka vendosur se kë do votojë më 11 maj, nuk e ka lënë orën e fundit.
Kush do fitojë? Edi Rama, e tregojnë të gjithë sondazhet. Do shohim ca do prodhojnë partitë e reja, a do futen në Kuvend, a do mund ta çajnë sistemin. Ca risie do sjellin partitë e reja që për mua janë parti televizive", thotë ai.
Për Berishën thotë se po paguan 6 mln dollarë për të pastruar hallin e tij të non gratës.
“Paguan 6 mln dollarë të pastrojë hallin e vet, kompleksin e non gratës. Po punë e madhe se je non grata nëse të besojnë njerëzit. Atë se besojnë njerëzit dhe ka hallin që me atë që do blejë t’i thotë njerëzve që unë jam ky që më do Amerika. Po pse, Amerika do votojë këtu, apo LaCivita?”, thekson gazetari.
Komente
