Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Zef Brozi për Report Tv: SPAK e FBI të gjurmojnë burimin e parave! Berisha nuk mund ta heqë non gratën

5 Maj, 15:16| Përditesimi: 5 Maj, 15:31

  • Share

 

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në në intervistë për Report Tv komenton lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA. Zef Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hqeur non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.

Brozi komenton edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja  e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.

"6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën. Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve.

Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë. Unë jam emigrant vetë dhe s’kam dhënë kurrë para për asnjë parti politike. Të ndiqet paraja. Si është e mundur, ku fondacion u ngrit pak ditë më parë, si mblodhën qindra mijëra euro. E pamundur. Këta patriotë, le të japin publikisht emrat e tyre. Gjurmimi i parasë do na nxjerrë të vërtetën. Nëse është vullneti dhe serioziteti i SPAK, dhe institucioneve të tjera, nëse s’ia kanë kërkuar bashkëpunimin FBI, do ishte një përpjekje për ta zvarrit çështjen. SPAK duhet t’ia ketë dorëzuar kërkesën FBI. Është e thjeshtë, ato patriotë duhet të dëshmojnë lëvizjen e parasë. Mund të ndiqet krejt lehtë lëvizja e parasë. Ky lobim është dështim tjetër i kauzave të PD, e cila në këto zgjedhje mesa duket kauzë kryesore ka heqjen e non gratës së Saliut, e tmerrshme, e turpshme për një parti politike. E vetmja gjë që ka bërë këtë lobim, ka pasur me 6 mln dollarë apo më shumë lobistët në Amerikë", tha Brozi. 


Lajmi kryesor:

Zvarritja e Partizanit, Brozi për Report Tv: Skandal! Berisha përkëdhelet nga SPAK, organizatori i aktit terrorist të 21 janarit! Lobimi? SPAK dhe FBI të hetojnë burimin e 6 mln dollarëve


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?