Lobimi me para ruse, pse hetimi ndaj Lulzim Bashës nuk ka prapavijë politike (FAKTET)

22 Mars 2019, 18:37| Përditesimi: 22 Mars 2019, 18:39

  • Share

Lulzim Basha me anë të një letre shmangu paraqitjen e tij në Prokurorinë e Tiranës, ai iku në Bruksel si një vit më parë, kur për të njëjtën çështje dërgoi Arben Ristanin.

Në letren publike, Basha thoshte se organi i akuzës kishte kryer një veprim politik dhe nuk i njihte proçedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës.

Në funksion të manipulimit të opinionit, ai theksonte se hetimi ishte me prapavijë politike.

Në fakt, e vërteta qëndron krejt ndryshe në këtë rast.

Së pari, Prokuroria e Tiranës ka drejtuese një personazh të preferuar nga PD dhe Basha, ish- prokuroren që hetoi çështjen Habilaj-Tahiri, Elisabeta Ymeraj.

Së dyti, për çështjen e financimeve ruse janë zhvilluar hetime në SHBA dhe në Skoci.

Së treti, disa bashkëpunëtorë të Lulzim Bashës, të cilët dyshohet se janë ata që e çuan tek presidenti Trump, sot janë në kërkim nga FBI.

Ekim Alptekin nuk del dot nga Turqia, ndërsa ortakët e tij në biznese dhe bashkëpunëtorë të tjerë turq dhe rusë janë pas hekurave.

Së katërti, sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis “Biniatta Trade LP” dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, Biniatta merrte përsipër tre pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas kalendarit:

-15 mars 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 prill 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 maj 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-Pagesa e posaçme (“Special Fee”):

-Brenda datës 23 mars 2017, vlera 500 mijë dollarë.

Plot 950 mijë USD, mbi 1 miliardë lekë të paguara për lobim në SHBA.

PD zyrtarisht ka paguar vetëm 75 mijë. Ku u gjetën 875 mijë USD dhe pse u paguan ato nga offshorë ku pronarët e kompanive ishin shtetas rusë?

Jo për ta bërë Lulin agjent të KGB apo Putinit sepse ata ndoshta se njohin fare, por miqtë e tij, interesa të caktuara të tyre në Shqipëri dhe financimi rus janë tashmë të provuara.

Lidhja e këtyre shumave dhe pagesave me PD bëhet nga deklarimet që Muzin ka bërë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Biniatta ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si te shlyera vetëm 150 mijë dollarë.

“Muzin Capitol Partners” ka deklaruar se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP”, në vlerën 150 mijë dollarë, për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politikë​ në Shtetet e Bashkuara”.

Biniata Trade LP është një kompani ruse, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.

Kjo tashmë është e zbardhur, jo nga Prokuroria në Tiranë, jo nga mediat e Ramës, jo nga mediat kritike të Bashës, por nga media amerikane, Zëri Amerikës, hetimet e FBI dhe ato që po gjykohen SHBA.

Lulin e ka marrë në qafë firma e tij dhe sjellja prej hajvani politik për të paguar paratë nga një kompani ruse në offshorë, të cilën e ka zbardhur SHBA.

Prandaj çdo kanalizim politik i kësaj çështje nuk duket se e ndihmon Bashën, thjeshtë tregon se ai është i zhytur shumë thellë në këtë histori, për të cilën ka dhënë disa versione të ndryshme dhe tashmë ka frikë ta thotë të vërtetën hapur në publik, por kërkon me letra politike të justifikojë skandalin e tij të financimit nga kompani offshore me pronarë rusë. (CNA.al)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?