Kryesocialsiti Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën për kontratën e lobimit 6 mln dollarë në SHBA. Rama ka ndarë një tjetër video me një “buf kënetë”, siç a e quan Berishën dhe ironizon qëndrimin e tij për kontratën e lobimit gjatë një konference për shtyp.
Rama ndalet tek deklarata e Berishës se fondacioni MAGA që është garantori për pagesën 6 mln dollarë është krijuar nga patriotë shqiptarë. Por në fakt e vërteta është ndryshe dhe kryesocialisti krahas kësaj deklarate të Berishës ka ndarë edhe një dokument të Shqiptarja.com, të investigimit ku u zbulua se anëtarët e Bordit Drejtues të këtij fondacioni janë Nuredin Seci, Valdrin Seci, djali i tij dhe Ajshe Seci, bashkëshortja e Nuredinit.
“Patriotët shqiptarë kanë krijuar një fondacion dhe që duan që PD të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe që Shqipëria të këtë marrëdhënie shumë të mira”, thotë Berisha.
Më tej, deklaratën e Berishës se PD nuk është palë kontraktuese, Rama e ballafaqon me dokumentin nga kontrata ku PD shfaqet si kliente. Ndërkohë, kur Berisha thotë se s’mund të flasim për shumë 6 mln dollarë, Rama ndan edhe pjesë nga kontarta ku thuhet se Berisha duhet të paguajë 250 mijë dollarë në muaj, ku deri më tani janë paguar 750 mijë dollarë.
“Nuk jemi ne palë kontraktuese. As s’mund të flasësh për 6 mln, 100 mijë apo 200 mijë”, thotë Berisha.
Krahas videos, Rama shkruan “kur paraja e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë… (atëherë kush shkon pas asaj rrjedhe i bie ndesh vetes, shtëpisë dhe vendit të vet!)”.
Komente
