Ditën e sotme Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar një takimin me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez, Kadija Arib. Në këtë takim Ruçi i ka kërkuar Arib-it që të mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave pasi janë përmbushur detyrat e dhëna. I të njëjtit mendim ka qënë edhe Rudina Hajdari e cila ashtu si Ruçi ka deklaruar se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi informon se bisedimet e delegacionit shqiptar në Ministrinë e Jashtme holandeze kanë zgjatur për më shumë se një orë dhe rezultati duket se ka qënë pozitv. Qeveria e Holandës do të jetë në të njëjtën linjë me qeverinë gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut brenda këtij vit.
Holanda ka vlerësuar ndër të tjera reformat e ndërmarra nga Shqipëria si dhe rolin e saj konstruktiv në Ballkan.
Kryetarja e Parlamenti të Holandës, znj. Khadija Arib, vuri në dukje se Holanda dhe Shqipëria kanë marrëdhënie bashkëpunimi të konkretizuara në vizita të parlamentarëve holandezë në Shqipëri dhe parlamentarëve shqiptarë në Holandë. Ajo vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit. “Holanda kërkon standarte të larta", vuri në dukje Kryetarja e Parlamentit Arib. "Ato na çojnë përpara. Rritja e standarteve është e lidhur ngushtë edhe me interesat e Holandës për të shtuar investimet në Shqipëri. Shkëmbimet mes parlamentarëve kanë qenë intensive dhe ato do të shtohën në të ardhme”,- u shpreh znj. Arib.
Gjithashtu ditën e sotme Ruçi, Balla dhe Hajdari janë takuar edhe me zv.ministrin për BE-në Mаtthijs van der Plas. Ky i fundit ka shprehur përgëzimet e tij në lidhje me Reformat në Drjetësi dhe se pret një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian.
"Përgëzime për reformën në drejtësi. Presim rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian", ka thënë ndër të tjera, Mаtthijs van der Plas.
Po Rudina ca perfaqeson? Ate e vune deputete njehere pa merit (PD) tani e paskan emeruar kryetare te grupit parlamentar ne kuvend (PS). Po ajo ska turp qe po behet kukulla e te tjerve apo I pelqeka karrigia tipike e politikes shqiptare qe vetem vdekja I ndan nga pushteti.
PërgjigjuPo ik o zagar cfar kerkon rudina thot .. injorant ke ber nje shkrim totalisht psikopati .
Ti ke hallin e Rudinës apo pse u Hollanda është pro hapjes negociatave me Shqipërinë!?