Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket çështjes së lobimit Rus. Berisha tha se lobimi është një akt personal i Bashës dhe se të gjitha paratë i ka mbajtur për vete dhe se duhet të dalë dhe të thotë sesi i dërgoi paratë e financuara nga Rusia në Skoci.
“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të Mother Jones dhe fletës se provonte se Muzin është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga Neë York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë sic mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime kamë dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të jetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Lobimi rus/ Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Basha të dalë të thotë si i dërgoi paratë në Skoci, ka zhdukur çdo gjumë në zyrë! Report Tv zbardh draftin si do zhvillohen primaret
SI.E.//ReportTv.al