Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi janë marrë të pandehur nga Prokuroria për lobimin rus në SHBA. Kjo ka qenë temë e bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësinë nr.11, ku kryeministri tha se është pastrim i pastër parash, teksa hoqi një paralele se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë si Basha. Ai tregoi se nuk kishte dijeni për këtë lajm të fundit nga selia e PD-së.
Rama: Po çfarë Prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…
Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur, edhe flet për ne.
Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?
Manja: Po po.
Rama: Po cfarë është akuza, se nuk e kam pa?
Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash.
Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash, imagjino ta kishim bo ne se cfarë do kishte ndodhur.
Manja: Kushedi ku do ishim.
Veliaj: Do ishim ekzekutuar...
Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur në Facebook. thoshte se “Luli eksperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend”.
Veliaj: Ty të vjen kush për vaki, hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.
Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh.
Lajmi kryesor:
Basha i pandehur për lobimin rus në SHBA/ Rama: Pastrim i pastër parash, PD të tregojë burimin (VIDEO)
B.K./ReportTv.al