Politikë

Lobimi rus/ Prokuroria lëshon urdhërin! Shoqërim i detyrueshëm për Bashën në ditën e protestës

17 Qershor 2019, 16:18| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 17:44

  • Share

Prokuroria e Tiranës i kërkon policisë që më datë 21 Qershor, ditën  e protestës së 9 kombëtare të opozitës, të bëjë shoqërimin e detyrueshëm për kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në këtë mënyrë, kreu i opozitës ka edhe 3 ditë kohë që të paraqitet pranë organit të akuzës, e të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit. Lulzim Basha pritej të paraqitej në prokurori mëngjesin e kësaj të hëne, ku do të pyetej lidhur me kontratat e lobimit rus, por nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se prokuroria nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Pyetja e Bashës do të bëhet nga tre prokurorët Gjergji Tako, Kolë Hysenaj dhe Ervin Karanxha. Së bashku me Bashën nën hetim janë marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani, si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

Ata akuzohen për pastrim parash dhe falsifikimi formulari, duke mos justifikuar shumën prej 650 mijë dollarësh, paguar lobistit Nik Muzin.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Una: 17/06/2019 20:38

    Ta provoje ndonje shtetas tjeter te mos shkoje ne Prokurori......ta shofi se sa i vlen lekura. Po ky qelbesire, kryetar partie se asgje me shume nuk eshte tashti, kujt i hedh vickla? Ta marrin zvarre plehren sic do merrnin cdo qytetar tjeter.

    Përgjigju
  • Vlora: 17/06/2019 16:49

    ...ik shtrihe pak koken te preheri dhe vari krahet poshte hahahhaha cjapi i madh ti

    Përgjigju
  • Vlora: 17/06/2019 16:48

    He po tani LEGEN i Saliut cdo besh? Pri bileten ke kohe 3 dite zagar..me shqip se kaq ca do me ti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?