Politikë

Lobimi rus, Ristani në '5 pyetjet': Kjo dosje është një pikë e errët e Bashës! Prokuroria më vuri para provat e çështjes, por më pas e mbylli në mënyrë të çuditshme

4 Tetor 2021, 23:07| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 23:11

  • Share

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar çështjen e lobimit rus si një pikë të errët për Bashën. Ristani ishte një ndër personat që është thirrur në prokurori për këtë çështje pasi në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i parisë.

Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Ristani tregoi se prokurori i vuri para provat, ku ishte deklarata e lobistit amerikan dhe deklarata publike e Bashës që kur bashkoheshin tha Ristani të linin të kuptoje se në fakt janë përdorur para pa burime të pastra për lobimin.

Ristani tha se prokuroria e mbylli këtë çështje në mënyrë të çuditshme, ndërsa ngriti akuza pa prova për falsifikim dokumentesh duke rrezuar pistën e pastrimit të parave, pikërisht për të mbyllur hetimet ndaj Bashës për lobimin rus. Sipas Ristanit pikërisht këto probleme personale janë përdorur si presion ndaj kryedemokratit nga SHBA për të përjashtuar Berishën.

"Basha ka pasur presion personal dhe jo ndaj PD, një nga çështjet që është e rëndë dhe e bërë publike është çështja e lobit rus ku përfshihen edhe dyshime për fonde të ardhura nga banka ruse. Unë di ato që prokuroria më ka vënë në dispozicion, di që ka patur një deklarim të lobistit amerikan i cili ka deklaruar në institucione financiare në SHBA që ka marrë 650 mijë dollarë nga të cilat 150 nëpërmes një shoqërie skoceze, shoqëri guaskë që financohej me fonde të dyshuara nga banka ruse dhe 500 mijë të tjera që kishin vajtur tek ai pa burim. Sipas prokurorisë Basha kishte deklaruar publikisht 500 janë kontribut i shqiptarëve të Amerikës. Në atë moment prokuroria këtë deklarim të  lobisitit nuk e kishte të kthyer ne provë dhe në mënyrë të çuditshme e mbylli çështjen  për pastrim parash dhe ngriti një akuzë të pabazë për falsifikimit dokumentesh që për mua ishte një akuzë  e ngritur për tu pushuar më pas pasi nuk kishte asnjë provë. Ndërkohë që lobisti amerikan është marrë nga prokuroria amerikane amerikane dhe ka bërë deklarimin para hetuesve duke e kthyer ne prove deklarimin e tij. Me këtë provë të lobistit dhe me deklarimin para publikut të Bashës  të lidh me faktin e ka përdorur para pa burim të pastër për lobimin në Amerikë. Aty ishin deklarimi i lobistiti dhe deklarata publike e Bashës që deri sa këto përputhen   përbëjnë një bazë për të dyshuar më tutje", tha Ristani.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?