Kronikë

Lobimi i PD-së në SHBA/ Vjen reagimi i para nga PS-ja, Balla: Gënjeu te dera e prokurorisë

25 Mars 2019, 13:07| Përditesimi: 25 Mars 2019, 13:19

  • Share

Pas dëshmisë së Lulzim Bashës në prokurori dhe zbardhjes së dy letër porosive nga SHBA dhe BE për lobimin e Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi nga Partia Socialiste. 

Ora 17:23
Lobimi në SHBA, Spiropali: Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit

Ministrja e Shetit për Marëdhëniet me Parlamentin ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila e konsideroi deklaratën e Prokurorisë lidhur me lobimin e PD-së të paligjshme.

"Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i'a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s'të ndihmojnë dot!", shkruan Spiropali.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u thirrën sot në Prokurori si persona që kanë dijeni në vijim të hetimit të nisur për dosjen e lobimit në SHBA.

Pas qëndrimit rreth një orë në Prokurori, Basha deklaroi për mediat se ka prova që faktojnë se as PD dhe asnjë drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe tha se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.

Ora 13:12
Lobimi në SHBA/Balla: Basha gënjeu edhe tek pragu i derës së Prokurorisë

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së prokurorisë, që theksonte se PD-ja ka paguar për lobim në SHBA 650 mijë dollarë, të cilat nuk i ka deklaruar.

Postimi i plotë
Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t'ia lejoni vetes t'ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i'a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse? O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?