Politikë

E ‘shiti’ Berishën si 'pensionist' te DASH për t'i hequr 'non gratën', kompania e lobimit korrigjon letrat: Aktiv në politikë, por s'ka post në Qeveri! (DOKUMENTI)

4 Gusht, 20:22| Përditesimi: 4 Gusht, 22:36

  • Share

Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit me vlerën 6 mln dollarë korrigjon vetëveten dhe ndryshon letrën e 22 korrikut, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, ku e ‘shiste’ Sali Berishën si një pensionist dhe jo më si një politikan aktiv.

Me këtë argument të përdorur në tekstin e lobimit, Continental Strategy kërkonte që t’i hiqej edhe statusi i ‘non gratës’, i vendosur nga DASH.

Një javë më vonë, sipas raportit të regjistruar në FARA, ata e kanë ndryshuar versionin, duke e cilësuar “aktiv në politikë, por jo në Qeveri”.

Ky ndryshim vjen menjëherë pasi media publikoi paradoksin dhe shkaktoi bujë në opinion, pasi Berisha ishte në krye të fushatës elektorale dhe jo vetëm, por mban postin e kryetarit të PD-së, pra tërësisht aktiv në politikë dhe aspak pensionist. Jo vetëm kaq, por në zgjedhjet e fundit, Berisha ishte edhe kandidati për kryeministër i opozitës, edhe pse jo i deklaruar.

Gjithashtu ai po vijon prej muajit maj të dalë në konferenca e deklarata të përditshme duke pretenduar për “tren bullgar” dhe “farsë elektorale”, teksa akuzon qeverinë për manipulim votash, përdorim të krimit të organizuar dhe fondeve publike në zgjedhje, një aktivitet ky plotësisht politik nga ana e tij.

Teksti i letrës sipas FARA, pas korrigjimit:

“Raport i Ndryshuar - Korrigjim

Ky raport i ndryshuar korrigjon një version të mëparshëm.

Versioni i korrigjuar tani pasqyron me saktësi se, ndërsa Z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë politike aktive në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e deklaroi saktë në faqen 15.

Tërësia e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se Z. Berisha dhe familja e tij nuk duhet të ishin shënjestruar kurrë, përcaktimi i tij si person i rrezikshëm nuk ishte i justifikuar dhe heqja e përcaktimit mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Vlera e kontratës së lobimit që nënshkroi PD nëpërmjet fondacionit MAGA që ia mundësoi, është 6 mln dollarë amerikanë dhe që ka hije të forta dyshimi për mënyrën dhe se si janë gjetur këto para, për të cilat pritet të bëhet edhe hetimi i plotë dhe transparenca.

Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump.  

Si ishte letra e Continental Strategy:

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

Ndryshimi i letrës:

“Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?