NJU JORK- Ish kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pritet që të pranojë akuzat për lobimin që ka kryer për oligarkun rus, Oleg Deripaska. Lajmin e bën të ditur media CNN, ku shkruan se McGonigal është në bisedime e sipër për t’u deklaruar fajtor për punën që ka bërë për oligarkun rus të sanksionuar nga SHBA.
Charles McGonigal u akuzua në fillim të këtij viti për korrupsion, duke përfshirë shkeljen e sanksioneve të SHBA-së, pastrimin e parave si dhe për punën në vitin 2021 me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA. Në të njëjtën ditë, McGonigal u akuzua në një çështje të veçantë në Uashington për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.
Gjykatësja Jennifer Reardon, e cila është duke shqurtuar çështjen, lëshoi një urdhër të hënën duke treguar se ajo ishte informuar se ai mund ndryshojë deklaratën e fajësisë. Gjykatësja vendosi një seancë të posaçme për pranimin e fajësisë së McGonigal javën e ardhshme.
Lidhur me çështjen e Shqipërisë, ish zyrtari i lartë mund ta zgjidhë çështjen e tij pa gjyq. Javën e kaluar në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një "shans të mirë që çështja do të zgjidhej" pa pasur nevojë të shkonte në gjyq. McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë për këto shkelje. Që prej ditës kur u arrestua, ai nuk ka pranuar kurrë akuzat.
Dy akuzat për amerikanin
Amerikani McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C, McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A (Agron Neza?), një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Por personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash edhe që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.
Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Sipas akuzës, McGonigal u takua me Personin A në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B (identiteti e te cili deri tani është i panjohur), bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama më 9 shtator 2017.
Sido qe te zgjidhet, veprimtaria e tij do te mbetet si rekord i forte e deshtimit operacionit te papergjegjshem te zyrtareve te DASH+ Langley ne Washington dhe Tirane dhe asrtit te tyre enverist Edi Rama. Turpin ne Tirane nuk e kane per gje dhe do e hane me buke por andej ka Washingtoni te presim e shohim.
Përgjigju