Prej vitesh, krerët e dy partive kryesore aktualisht në opozitë në Shqipëri, po përpiqen t’i imponojnë opinionit publik një mendim logjik të mbrapshtë: Kush nuk është i rreshtuar me ta, është i shitur, i dyshimtë, i denjë për t’u përjashtuar, për t’u flakur e poshtëruar me të gjitha forcat e fjalës, shpifjeve dhe veprimeve. E di mirë kush prej vitesh nuk ka qenë asnjëherë me metodën e tyre të punës dhe të veprimeve, por e provon menjëherë kush vendos që në një pikë të jetës të ndajë rrugët me ta. Të distancohet. Po i ndodh e njëjta gjë zv/ministrit të sapoemëruar të Financave Besart Kadia.
Për Monika Kryemadhin, Besart Kadia është një “i padenjë” edhe në diskurse të debateve publike pasi, sipas saj, ai “ka marrë projekte nga oligarkë si Samir Mane”. Ndërsa për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, Besart Kadia ka marrë financime “nga burime të dyshimta të verifikuara të klientëve preferencialë të Qeverisë”. Por sipas z. Basha kjo akuzë vlen vetëm për Besart Kadinë dhe të ngjashmit e tij, jo për kunatin e z. Basha, i cili e ka të gjatë listën e kontribuuesve jo vetëm të oligarkëve, por të të gjitha bizneseve kryesore në Shqipëri. Deri më tani, në botën e qytetëruar kemi mësuar se para’ të pista, të dyshimta janë ato të drogës, të trafiqeve, të korrupsionit; kurse dy liderët më të rëndësishëm të dy partive ndër më konkurrueset për të rimarrë pushtetin në vend, bombardojnë se janë punë të pista edhe ato të një biznesi të pacensuruar e të institucioneve të Shtetit shqiptar? Duhen fakte dhe hetime për të dalë në një përfundim të tillë, ndërsa dy liderët e PD dhe LSI e hedhin qëllimisht për ushqim të opinionit publik si një faj e fakt të madh. Rezultati? Mjaftoni të shihni postimet e militantëve të këtyre dy forcave politike këto ditë në rrjete sociale për ta kuptuar efektin më mirë.
Cilido i ri që mbaron një shkollë brenda Shqipërisë apo jashtë shtetit siç Besart Kadia e ka bërë në Angli, me kë duhet të punojë kur mbaron studimet dhe kthehet në Shqipëri? Nëse prindërit e tij nuk kanë hapur një sipërmarrje private biznesi familjar, apo të kenë mjaftueshëm para’ të kursyera nëpër llogari bankare për ta ndihmuar atë të hapë një biznes, a është e jashtëligjshme që një shqiptar të bashkëpunojnë me bizneset vendase ose me institucione shtetërore përmes projekteve, ideve? Kur fëmijët e Monika Kryemadhit, të cilët po studiojnë edhe ata në Angli, të kthehen në Shqipëri, nëse nuk do të dëshirojnë të punojnë për biznese të familjes apo të partisë, nëse zgjedhin të punojnë për një projekt, shoqatë, biznes bujqësor apo komercial që nuk ka lidhje me atë të mamit apo babit, do të marrin automatikisht vulën “i shitur”, “e shitur”? Sipas Lulzim Bashës kush punon me qeverinë është klient preferencial, sepse kështu vepronte me bizneset ai kur ishte në Qeveri? Lulzim Basha në postet e tij të rëndësishme në Qeverinë blu bashkëpunonte me bizneset sepse në garë fitonte kush e bënte punën e kërkuar më mirë, apo kush ishte biznesi i tij i preferuar pa parë se ç’rrugë, ç’tulla, ç’hekur e ç’ura bënte për Shqipërinë?
U takon shqiptarëve të peshojnë, të verifikojnë e të gjurmojnë punët e njërëzve që do të zgjedhin: Kush punon me Ramën bën punë që duken e preken apo shton vilat pa mbarim? Kush punon për Monikën e Bashën bën punë që u mbeten shqiptarëve apo shtojnë vilat e apartamentet personale, makinat e llogaritë?Dhe më qesharakja: në vend që të thuhej që punon për Ramën, Bashën, Monikën e Berishën, të rinjtë shqiptarë të jenë krenarë të tregojnë se sa mirë e ç’punë të dobishme bënë për Shtetin, për Shqipërinë, jo si po ndodh tani.
Asnjë shqiptar nuk është i keq nëse punon me qeverinë e tij, por si punon me qeverinë e tij për Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk është i keq se punon me një biznes shqiptar, por sa ndershmërisht punojnë bashkë në respekt të ligjit dhe në përmirësim të jetës dhe shërbimeve në Shqipëri. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të preferonin që Besart Kadia të punonte me firma fantazma, para’ të panjohura, e të ishte një nga ata “milionerët” çudibërës që shtojnë radhët e politikës me kushedi çfarë biznesesh, mjafton të mos punonte me qeverinë dhe me oligarkë “të padëshiruar” për shijet e Monikës e të Lulzimit. Kjo tymnajë do të zhbëhej nëse Monika, Luli e shumë politikanë të ngjashëm me ta, do të kishin punuar bashkë për të forcuar Shtetin që i ka të gjitha mjetet dhe njerëzit të dallojë mirë. Ky do të kishte qenë shërbimi më i vlefshëm për Shqipërinë. E në fund të fundit paradoksi është i pakufijtë: Sulmet ndaj Besartit, e kujtdo si ai, vijnë nga dy individë: Lulzim Basha e Monika Kryemadhi që tërë jetën kanë punuar vetëm për parti e institucione shteti e janë bërë kaq... pasanikë.
Fick dich und Monika und alle ihr scheiss Leute!!!!
Përgjigjuproblemi jane rregullat dhe ligjet, ato kufizojne der ne nje fare mase, se duhet dhe monitorimi e forca e ligjit per zbatueshmeri. nese do funksiononin me transparence gjykatat dhe pa vonesa, do shihej si beheshin punet drejt. po per sa kohe lihen enkas boshlleqe & hapesire per "interpretim" kushdo emer qe vjen do tundohet/shtyhet te abuzoje, e pamundur te shpetoje. monitorim mire qe kryen ndonje media, por e mban si karte nen menge ta perdore per vete, pa e nxjerre (se ndryshe perfundon si Ora TV, doli jashte liste nga radha per hetim si me prioritare gjoja) ti ke nje Unaze qe vjen rralle e ecen qerre... terbon gjithe pasagjeret. kane lezet linjat e tjera si qarkullojne. s'po kerkon njeri me tej larje dezinfektim. asgje nuk u ndodh, nuk ua heq njeri licencen e mos t'ua jape me kurre, as kompanise, as pronarit/eve, psh. po kush do hape gojen?! ketu nevojtare te gjithe, si ai per 50 mije leke te vjetra ne muaj, si ai per 500 mije. kane aktivitetet e jetes te lidhura, 2-3 muaj pa pagese e rrenohen, jo me krimbi i frikes se komunizmit se do mbeten edhe me gjate pa pune, mgjth pak ka ndodhur kjo e dyta (ja nje vit e u punësuar Besi me lart) (duke pritur Unazen, Populli)
PërgjigjuSuksese djalit, te tjerat i diskutojme tek klubi i fshatit me raki mani para!
PërgjigjuUne si qytetar votoj per nje parti me program te majte (social-demokrat). Vjen partia ne pushtet edhe cakton zv minister financash nje fondamentalist te tregut te lire. Lind pyetja, ky i djathti 24-karatesh do zbatoje politika te majta apo te djathta? Ka nje problem perfaqesimi ketu se ne teori sovranitetin e kane votuesit jo kryeministri? Mos valle i duhet nderruar emri Partise Socialiste?
PërgjigjuShkrim i mire nese nuk do te mbyllej me fjaline e fundit. gjithsesi reagimi i pd, ne lidhje me besart kadine erdhi pikerisht se ju mediat e rames, para se te shkruanit qe anetari i keshillit kombetar te pd, apo sekretari i atij sektori qe ishte se spo e mbaj mend te pyesnit, nese kadia vazhdonte te ishte te pd ap0o jo. meqenese ju zonja Alba propagandoni se para se te beni shkrime pyesni disa burime, ne kete rast nuk pyetet, por bete ate qe dini me mire, tye sulmoni opoziten edhe kur ajo nuk hyn fare ne kete mes, e ne fund, shkrimi juaj ka disa te verteta, por dhe disa genjeshtra, por eshte normale qe ne shqiperi tye ndopdhe keshtu. e meqenese komenti nuk do te botohet, te pakten jepjani albes ta lexoje se edhe ajo duhet te kuptoje ndonje gje me shume sec i jep qeveria per te lexuar e pare
Përgjigjubeni! Ne se eshte shkarkuar nje vit me pare,ku eshte ai qe eshte zevendesoj Kadine? punet e rregullta,te menduara mire,krahas perjashtimit duhet te kishin menduar dhe zevendesuesin e tij ne sekretariat apo jo? Keshtu behen te gjitha largimet dhe zevendesimet e tyre ne presidence,ne qeveri ne bashki,nebiznese etj.Asnjehere vendi nuk mbetet bosh sepse punet duhen kryer...
Nuk mendoj qe problemi ketu eshte ku punesohet nje individ. Kushdo ka te drejte per nje pune te ligjshme. Por eshte per te ardhur keq sesi individe ne moshe kaq te re "rreshtohen" neper parti te ndryshme ne nje kohe te shkurter. Ne fakt do ishte mire te shkruanit pikerisht per kete zonje:korrupsionin politik, nena e te gjithe llojeve te korrupsioneve. Ndoshta individe si Kadia nuk kane element te dinjitetit dhe pse jo ofrojne sherbimet aty ku kane interes. Ne kemi pare pergjate historise se si te rinj "demokrate te flakte", pasi bredhin neper Evrope, nje kryetar partie e merr dhe e ben minister. Apo nje tjeter qe punon perkthyes, perseri kryetari e ben minister. Dhe i kemi sot dy kryetare partish te medha ne vend. Qe te dy as qe besojne apo e kane idene e "ngjyrave" qe perfaqesojne. Ndaj lajme te tilla per njerez te tille kane kete lloj konotacioni negativ. Se i paraprijne nje rrugetimi te gjate korruptiv.
Përgjigju