"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!

2 Maj, 16:07| Përditesimi: 2 Maj, 16:42

  • Share

Tenderi për karburantin e automjeteve të Bashkisë së Lezhës është abuziv, sipas këshilltares së PD-së zyrtare, Alfrida Marku. Ajo debatoi ashpër në mbledhjen e këshillit bashkiak me Kryetarin e Bashkisë, socialistin Pjerin Ndreu. I nervozuar, kryebashkiaku i kërkoi këshilltares së djathtë të mos bëjë politike, por të denoncojë në SPAK.

“Më 19 Prill ju keni ezauruar dy procedura prokurorimesh, me vlere 620 mln lek (të vjetra), dy procedura tenderash për të cilat ka dyshime të arsyshme se ka abuzime. Këto tendera janë me flamur të kuq”, tha Marku.

 

“Nëse ke dyshime shko tek SPAK-u, mos na bëj politike këtu. S’ke asnjë të drejtë të hedhësh aludime në këshill”, përgjigjet Ndreu.

 

Po kështu debate pati dhe për infrastrukturën, ku Marku akuzoi Ndreun se nuk ka parashikuar asnjë projekt për asfaltimin e rrugëve të 6 njësive vendore, duke e quajtur diskriminuese.

 

 “Blinisht, Ungrejt, Shëngjin, qyteti i Lezhës, Dajç dhe Balldre nuk marrin asnjë investim në rrugë. Banorët paguajnë taksa dhe ata duhet të marrin shërbim pa diskrimin”, akuzoi Alfrida Marku.

 

“ Pas një muaji fillon investim i ujesjellisit në qytet, është shpall fituesi. Si mund të shtrojmë rrugë, por do hapen kanale për shtrimin e tubave të ujësjellësit?! Kaq llogjikë e ka dhe një fëmijë kopshti, por ty  të ka turbulluar politika! Do bëhet njëhere ujësjellësi e kanalizimet e pastaj rrugët”, u përgjigj Pjerin Ndreu.

 

Në buxhetin e vitit 2024, Bashkia Lezhë ka parashikuar 5.3 miliard lek investime në infrastrukturen rrugore.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?