“Logu i Bjeshkëve”, malësorët ruajnë traditën! Vajzat e bukura, veshur me xhubleta performojnë në amfiteatrin natyror të Predelecit

12 Gusht, 16:56| Përditesimi: 12 Gusht, 17:06

  • Share

Malësia e Madhe mirëpriti “Logun e Bjeshkëve” duke përzgjedhur edhe këtë vit “Miss Bjeshkën”. Në një aktivitet me muzikë e vallet tradicionale të zones, banorë por edhe emigrant të ardhur për pushime u bënë bashkë ashtu si çdo vit në “Logun e Bjeshkëve”.

“Miss Bjeshka 2024” u zgjodh Liljana Lashaj, ndërsa Mary Camaj u zgjodh “Mis Xhubleta 2024”.

Për kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, është një ditë e vecantë që mbart në vetvete vlerat dhe traditat

“Logu i Bjeshkëve” nuk është vetëm një spektakël bukurie mes maleve por përcjell edhe vlerat e xhubletës mijëvjeçare, këngëve e valleve tradicionale në amfiteatrin natyror të Predelecit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?