Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Loja e Lulit & Monikës me pandeminë përballë botës së gjunjëzuar

10 Nëntor 2020, 10:53| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 11:02

  • Share

Me tregoni nje vend ne Europe, nje te vetem qe sot te mos jete duke u perballur me te njejtat sfida ne sistemin shendetesor sic po perballet Shqiperia.

Kudo, ne Itali, Greqi, Gjermani, France, Britani apo Spanje, per te mos folur per vende me te vogla e jo kaq te zhvilluara, spitalet jane te tejmbushura me paciente Covid.

Terapi intensive pa shtreter te lire, ambulanca qe presin ne rradhe per te transportuar paciente ne gjendje te rende, mjeke dhe infermiere te rraskapitur nga kjo lufte qe ka hyre ne muajin e nente dhe ne fazen me te rrezikshme te saj.

Shume prej nesh, qe kishin mjaftueshem mundesi financiare per te udhetuar jashte, zgjidhnin gjithemone spitalet ne Itali, Greqi apo Gjermani per tu kuruar ne rast nevoje.

Kjo sepse, sigurisht, spitalet ne keto vende jane me te zhvilluara se tek ne.

Por, coronavirusi i gjunjezoi edhe ato, spitalet e vendeve ku ne shihnim shpresen per tu sheruar, sa here kishim ndiheshim te semure.

Me tregoni nje vend te vetem ne Europe, pervec Shqiperise, ku opozita sillet si ketu tek ne.

Me role te ndara qarte, njeri polic i mire dhe tjetri polic i keq. Monika qe cdo dite del ne ekran per t’u bere thirrje shqiptareve qe te mos rrespektojne rregullat e vendosura ne te gjithe boten njesoj, nga komuniteti i mjekeve.

Mos mbani masken, qendroni prane njeri tjetrit, sfidoni virusin se ai nuk egziston. Vetem e vetem per te krijuar kaos, per te rritur numrin e te infektuarve, me shpresen se heret a vone sistemi shendetesor do te kolapsoje edhe ketu, njesoj si ne thuajse cdo vend tjeter te Europes.

Dhe nga ana tjeter Luli, qe cdo dite ne konference per shtyp i gezohet cdo humbje jete me shpresen se gjendja do te rendohet edhe me shume.

Luli, qe cdo dite akuzon mjeket, ata qe jane heronjte e vertete te kesaj lufte e qe per muaj me rradhe jane ne vijen e pare te betejes.

Luli, qe endrrat e tij per spitale te tejmbushura e paciente te dergjur ne dysheme korridoreve te spitaleve ka filluar t’i artikuloje me ze, cdo dite ne ekran.

Jemi ne nje situate te paprecedente per gjeneraten tone

. Nje pandemi qe ka goditur ngado e kudo.

Nje virus qe nuk pyet nese je vend i zhvilluar apo i varfer, por vetem infekton e vret.

Nje situate ku vendet me te zhvilluara kane zgjedhur masa shtrenguese shume here me te forta se ne Shqiperi, pasi spitalet e tyre nuk ia dalin dot te perballen me kete emergjence. Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se kjo eshte nje krize qe ka goditur mbare globin, Shqiperia mbetet nje vend unik.

Jemi unik pasi kemi Lulin. Qe ne mes te pandemise sillet si asnje opozite tjeter ne bote.

Me gjeni nje vend ne Europe qe nuk po perballet sot me sfidat shendetesore te Shqiperise. Me gjeni nje opozite ne Europe qe helmatis dhe baltos cdo dite si Luli dhe Monika. /LEXO.al

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 10/11/2020 11:34

    Te besh politik me jeten e njerezve ,eshte krim dhe denohet penalisht.Turpi mbi Moniken dhe Bashen ,qe i bejne thirrje njerezve te mos zbatojne masat e qeverise per covin 19 .Kush i degjon ata nuk duhett te paraqitet ne spital por te shkoje atje ku e kerkon vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?