Lulzim Basha dhe 'Babalja'

Loja mbaroi dhe topi ngeci në portën e Bashës

22 Maj 2018, 14:04| Përditesimi: 22 Maj 2018, 14:20

  • Share

Telenovela e nisur pak ditë më parë nga Partia Demokratike mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mesa duket ka mbaruar mbrëmë. Ishte një nga ato historitë e ndërtuara keq, e ndërtuar për qëllime politike që kalojnë përtej betejës në Tiranë e që dëmtojnë vendin në prag të vendimit të çeljes së negociatave.

Nga ana tjetër, personazhet e zgjedhur për këtë telefilm që zgjati mbi një javë, ishin viktimat e vetëofruara në gijotinën e PD-së, e cila pasi mbaroi punë me ta i hodhi tutje.

Historia për ata që e kanë harruar ose e kanë të paqartë kronologjinë, po ta përmbledhësh ishte e tillë:

PD në datën 14 maj shfaqi një audio-përgjim ku thoshte se biseda (krejt e paqartë)zhvillohej midis një bashkëpunëtori X dhe vëllait të ministrit Xhafaj. PD pretendonte se flitej për trafik droge dhe pse në audio asgjë e tillë nuk thuhej. Pas dilemave për autencitetin e audio-përgjimit, PD nxorri dëshmitarin X i cili në një intervistë shprehej se nuk e ka bërë ai përgjimin, por ndoshta vetë Agron Xhafaj. Menjëherë pas kontradiktave dhe pabesueshmërisë që kishte bashkëpunëtori X për opinionin publik, PD bëri hapin tjetër, ‘nxorri’ në një deklaratë për mediat gazetarin që kishte bërë të ashtuquajtir investigim.

Ky i fundit (Jetmir Olldashi) deklaroi se përgjimin e ka bërë dëshmitari X (Albert Veliu) duke nxjerrë në pah një tjetër përplasje që kërciste dhe e bënte historinë edhe më të pabesueshme nga ç’ishte, pasi vetë Veliu kishte deklaruar që nuk e kishte bërë ai përgjimin.

E si për t’i dhënë dorën e fundit shembjes së historisë së krijuar nga PD dhe të vetëofruarit Veliu e Olldashi, ky i fundit deklaroi mbrëmë se ai nuk e thotë dot se Albert Veliu e ka takuar vëllain e Xhafajt, sepse nuk e ka parë të ndodhte takimi. Ai tha se nuk mban dot përgjegjësi as për faktin në është apo jo vëllai i Xhafajt personi me të cilin ka komunikuar Albert Veliu.

I vetmi fakt që ai kishte ishte një aplikacion në telefon i cili nuk bind e nuk ka vërtetësinë shkencore. Deklaratat e fundit të Olldashit e bëjnë të gjithë telefilmin e PD-së të pabesueshëm. Kjo tërheqje e Olldashit sfumoi në moment të gjithë historinë duke lënë të kuptohet se gjithë ajo që ishte fryrë nga PD-ja javën e fundit nuk kishte asnjë bazë të vërtete. 

Por, fakti që Olldashi mbrëmë u distancua nga gjithë ajo që PD-ja ka ngritur si kauzë politike dhe mohimi i tij që ka parë Agron Xhafajn apo Veliun të takohet e flasë me të, është një tregues i qartë i mënyrës se si në Partinë Demokratike bëhet politikë.

Pas shfrytëzimit që i bëri Albert Veliut (bashkëpunëtori X), PD e shporri duke deklaruar se edhe ai është një trafikant e trafikantët janë të gjithë njëlloj (deklaratë e Ervin Salianjit në Real Story mbrëmë) . Partia Demokratike e përdori aq sa ju desh Veliun të cilit mund t’i jetë ofruar ndonjë grusht me para dhe pasi historia është vënë në vijë, personazhi që hapi telenovelën e dëbua si i padëshirueshëm. Ndoshta dhe nga frika se drejtësia mund të binte mbi të, Veliu i cili rrëfeu një histori aq kontradiktore e të pabesueshme tentoi edhe të largohej nga vendi. Pra, Veliu ishte aktor vetëm në një pjesë të telefilmit. Në pjesët e tjera ishin PD-ja dhe më vonë gazetari Jetmir Olldashi.

Por, për të mos patur të njëjtin fat si Veliu, Olldashi ka dalë mbrëmë dhe ja ka lënë “kopilin në derë” Partisë Demokratike kur deklaroi se “PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm.”. Mesa duket Olldashi e ka kuptuar se PD-ja të cilës ai i besoi aq verbërisht sa i dha materialet e tij, nesër mund të mos e përfillë fare atë, madje mund t’i ngecë edhe përgjegjësinë e luftës së saj politike.

Në këto kushte, Olldashi është tërhequr duke thënë se nuk ka parë e as dëgjuar që Veliu të ketë takuar vëllain e ministrit dhe se nuk ‘vë dot dorën në zjarr për autenticitein e audio-përgjimit”. Me kaq, Olldashi praktikisht e ka zhbërë të gjithë atë që PD-ja ndërtoi për 1 javë.

Këtu telenovela mund të konsiderohet e mbyllur. Partia Demokratike pasi përdori dy personazhe i dogji që të dy edhe pse njëri prej tyre (Olldashi) doli dhe tha se duhet që përgjegjësinë ta mbajë regjizorja (Partia Demokratike).

Ajo që kuptohet në fund të kësaj historie me sajesa e thika pas shpinës së atyre që u ofruan të ndihmojnë PD-në, është se opozita vazhdon të mbetet në pikën zero. E pafuqishme të bëjë opozitë reale dhe e eksituar kur nxin Shqipërinë në sytë e botës me të tilla skenare.

Komento

Komente

  • Vlora: 22/05/2018 14:38

    Reputacioni dhe besueshmeria e vendit nuk mund te vihet ne rezik kaq te madh sa e vendosi PD dhe nje cop bastardi si ai mashtruesi Albert Veliu me gjithe kopilat e tjera.. Drejtesia duhet te shkoje deri ne fund dhe ti japi denimin maximal atij qe orkestroi kete pisllek.

    Përgjigju
    • elvis: 23/05/2018 11:50

      Te them nje gje me nxore ca kisha ne stomak i nxora jashte me shpetove.Keshtu shkrimesh vazhdoni publikoni.Helmoni edhe kete pak popull qe ka ngelur ne kete VATAN.ooooooooo Rrace e poshter qe e keni burimin nga Koçet e Enver Hoxhes.papapapapap edhe sa keni ngelur ta dime ore .A jeni dhe shume more aman ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?