Një lojë u kthye në tragjedi ndërmjet një grupi fëmijësh në liqenin e Prushit në Tiranë. Dy vëllezërit të cilët u mbytën, dyshohet se po luanin bashke me bashkëmoshtarët e tyre buzë liqenit dhe kishin lidhur një litar në një pishë aty pranë. Më pas fëmijët kapeshin pas litarit, dhe rrëshqisnin në ujë. Dyshohet se një prej tyre, 10 vjeçari, ka rënë në ujë dhe ka qenë duke u mbytur. Për ta shpëtuar është futur në ujë edhe vëllai i madh, por të dy fatkeqësisht janë mbytur.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Loja u kthye në tragjedi, mbyten dy vëllezër në liqenin e Prushit, u hodhën me litar! 14-vjeçari u fut në ujë për të shpëtuar vëllanë e vogël
M.Q./ReportTv.al